Panorama Sport (Albania)

Donaruma çon në pension Bufonin përpara Anglisë

Rrotacion në portën e Italisë, juventini lamtumirë ndaj Holandës

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Në “Uembli” kundër Anglisë, Kutrone dhe Beloti në duel për një fanellë

Xhixhi Di Biaxho po studion zgjidhje të reja për skuadrën me të cilën duhet të përballojë sfidën e nesërme ndaj Anglisë. Për komisarin teknik, zgjedhja do të bjerë detyrimish­t mbi lojtarët që luajtën pak ose aspak në humbjen ndaj Argjentinë­s. Risitë do të prekin të gjitha repartet duke filluar nga porta, ku Xhanluixhi i vjetër do t'i bëjë vend të riut. Bufon pritet të ulet në stol ndaj "Tre Luanëve" për t'i bërë vend në formacion Donarumës, me portierin milanist që duket se do të nisë pikërisht nesër zyrtarisht aventurën e tij si portieri i parë i Italisë. Në pritje për të zbuluar të ardhmen e tij te Juventusi, duket se gjigandi italian i portës po përgatit lamtumirën nga fanella e

kaltër. Ndaj Argjentinë­s 40vjeçari dhuroi paraqitjen e lartë të radhës, por me sa duket ajo ndaj skuadrës latine do të jetë ndeshja e tij e fundit në nivel kombëtares­h. Nesër në "Uemblei", i vjetri do t'i bëjë vend të riut me Donarumën që ka treguar se është gati të marrë

stafetën. Shansi i fundit për të parë Xhixhin nën urdhrat e Di Biaxhos mund të jetë miqësorja e 4 qershorit ndaj Holandës, me portierin që mund të zbresë në fushë për të luajtur dhe festuar largimin e tij në mënyrën më të lavdishme që ofrojnë rrethanat.

Të tjerët - Duke kaluar te repartet e tjera në mbrojtje, qendra me Ruganin dhe Bonuçin duket e patundshme, ndërsa në krahë luftojnë për dy fanella, Darmian me Zapakosën dhe De Shiljo me Spinacolën. Verrati nervoz ndaj Argjentinë­s, do t'i lërë vend në regji Pelegrinit

teksa për Zhorzhinjo­n do të ketë edhe një tjetër shans. I treti i mesfushës do të jetë Bonaventur­a, teksa në sulm krahët do të mbulohen nga Kandreva dhe Insinje që është nga të paktit që e ka vendin të sigurt në ciklin e ri që synon të hapë federata italiane. Në majën e sulmit, Imobile duket i dorëzuar për të luajtur që nga minuta e parë. Fanella e titullarit do të mbetet një çështje me Belotit dhe Patrik Kutrones, me milanistin që mezi pret debutimin nga minuta e parë, pas fraksionit të luajtur të premten e kaluar ndaj Argjentinë­s.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania