Panorama Sport (Albania)

Fetel e nis me surpriza, djeg Hamiltonin

jermani shfrytëzon një irtual Safety ar dhe feston

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një pikë fat nuk i bën keq askujt, përkun drazi i ka shërbyer Ferrarit për të dërguar Sebastian Fetelin në shkallën më të lartë të podiumit dhe gjermani nuk e shpërdoroi mundësinë. "Kapiteni" i skuderisë italiane e shkeli i pari vijën e finishit me njëvendësh­en e tij, duke ofruar kështu një fitore surprizë në Çmimin e Madh të Australisë. Edhe vjet u ofrua e njëjta panoramë, por ndryshe nga sezoni i kaluar, dje Luis Hamilton dukej i pakapshëm në pistë, por ajo që e detyroi britanikun e Mercedesit që të kënaqej vetëm me shkallën e dytë ishte një "pitstop" i zgjedhur në kohën e duhur nga Ferrari për Fetelin, ndërsa të gjitha makinat e tjera duhej të ulnin shpejtësin­ë, pas urdhrit për regjimin e "@irtual Safety Car", pasi makina "Haas" e Gronzho kishte ndaluar në pistë, si rrjedhojë e një gome që nuk ishte montuar siç duhej. Kjo bëri që Fetel, me një strategji tjetër, duke qenë se ishte nisur nga vendi i tretë, të zgjaste ndalesën e tij në bokse deri në Bhiron e 2C-të, kur Hamilton dhe Raikonen kishin ndaluar shumë përpara tij, respektivi­sht në Bhirot 19 dhe 18. I fortë nga strategjia dhe ruajtja e aseteve të garës, si dhe ajo e kundërsulm­it, por edhe ndryshimi i hapit që kishte makina e tij me gomat me të reja, gjermani arriti që të menaBhojë deri në fund 11 sekondat avantazh që përfitoi dhe arriti që të festojë suksesin e tij të parë sezonal. Sebastian Fetel dhe Ferrari, me të marrë kryesimin, nuk e lëshuan më atë, sepse pavarësish­t përpjekjev­e të Luis Hamiltonit për të fituar terrenin e humbur dhe duke parë shpejtësin­ë e Mercedesit të tij, diferencën në fund të garës e bënë gomat e konsumuara thuajse në maksimum nga britaniku ndërsa "njëvendësh­ja" e rivalit të tij për titull ruante të njëjtin ritëm dhe e parapriu në finish. Ndërkohë, një garë pozitive edhe për Kimi Raikonenë, i cili edhe pse e nisi i dyti, e mbylli garën në shkallën e fundit të podiumit. @endi i katërt i takoi Red Bullit të Riçardos, ndërsa ai që surprizoi ishte Fernando Alonso me McLarenin e tij, i cili e mbylli i pesti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania