Panorama Sport (Albania)

Roshi, kapiteni i tri brezave

Mesfushori fierak, i vetmi në fushën e lojës që është aktivizuar nga koha e Kuzhesë

- Nga Durrësi, LEONIDHA MUSAJ

“Fanella e Kombëtares më transformo­n, shiriti i kapitenit është krenari për mua”

Mes debutuesve të Panuçit dhe të zbuluarve të De Biazit, në fushën e lojës, mbrëmjen e sotme, do të jetë një lojtar që i kapërcen këto etiketime. Odise Roshi është në ekipin kombëtar prej tri brezash. Ka luajtur me Duron dhe Salihin në debutimin e tij kundër Francës në vitin 2011, kur u grumbullua nga i ndjeri Josip Kuzhe. Ka qenë protagonis­t në Kombëtaren e De Biazit, por vazhdon të jetë ende edhe në ekipin e Panuçit. Ka debutuar me kuqezinjtë që në moshën 19- vjeçare dhe duket sikur ka kaluar një jetë me fanellën kuqezi. Për këtë fakt, ai do të jetë kapiteni ndaj Norvegjisë. Mesfushori 26- vjeçar tregon emocionet e shiritit, transformi­min që pëson sa herë vesh fanellën e Kombëtares dhe konkurrenc­ën në skuadër.

I gëzuar që do jeni kapiteni i Kombëtares? Çfarë përgjegjës­ie ndieni?

Nuk jam i surprizuar, për mua është krenari të jem kapiteni i ekipit Kombëtar. Këtu është vënë një rregull, kush ka më shumë ndeshje, do të jetë kapiteni. Për mua më shumë ka rëndësi ndeshja, por meqë jam kapiten, do jem modest dhe kjo më bën

të eci akoma më para.

Kapiteni duhet të jetë lideri. Ndihet gati Roshi për këtë detyrë?

Do ishte një kënaqësi e madhe. Sa herë më është dhënë mundësia, kam dhënë 110%, jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje. Pse jo…

Këto ditë që keni qenë me grupin, ju kanë shërbyer të njiheni më mirë me lojtarët që janë afruar të rinj?

Ne kemi shumë lojtarë me përvojë, por edhe elementë të rinj. Ka shumë konkurrenc­ë, por për të mirën e grupit. Konkurrenc­a bën që të ecësh përpara. Kemi bërë shumë seanca me intensitet të lartë dhe jemi fokusuar te detyrat e trajnerit në 100% dhe duhet t'i zbatojmë patjetër.

Ku ndryshon një miqësore nga një ndeshje zyrtare? Çfarë ka ndryshuar te Norvegjia?

Jemi një grup shumë i mirë për momentin. Norvegjia ka një ekip simpatik, ka lojtarë agresivë dhe që sulmojnë dhe që është më mirë për momentin. Por, edhe ambienti ynë është shumë i mirë. Duhet të japim 100% nesër (sot) që të fitojmë. Ndeshja me Norvegjinë ka të njëjtin nivel. Duhet të tregojmë një forcë të madhe.

Si është rivaliteti në skuadër dhe si ndiheni me lojën sulmuese që kërkon Panuçi?

Për mua gjithmonë më mirë është loja e sulmit. Të fitosh, duhet të mbrohesh, e më pas edhe të sulmosh. Elementët e rinj të ardhur në skuadër kanë kualitet shumë të mirë. Është parë edhe në stërvitje këto ditë. Janë zgjedhjet e duhura.

Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ju shkëlqeni gjithmonë, pavarësish­t formës. Çfarë ka ekstra Kombëtarja?

Është e vërtetë, impenjimi këtu është ndryshe. Luan me gjakun tënd dhe për kombin tënd. Unë e vlerësoj në mënyrë maksimale. Jo se e nënvlerëso­j klubin ku luaj, por këtu ka diçka ekstra.

Si është atmosfera në kampin kuqezi?

Për momentin, atmosfera është shumë e mirë. Jam një tip që bëj pak shaka me të gjithë dhe kemi harmoni në skuadër. Një plus i madh për ekipin.

Konkurrent­ë për ju dhe Grezdën janë Abazaj dhe Gavazaj. Si i vlerësoni?

I kam parë edhe në stërvitje dhe janë dy talente të mirë, si Abazaj dhe Gavazaj. Kanë kualitet shumë të mirë të dy. Konkurrenc­a na bën shumë mirë, mua më bën të stërvitem akoma më fort. Të dy talentet janë në formë shumë të mirë.

Janë ata rivalë për Roshin dhe Grezdën?

Pse jo, më i miri meriton të luajë. Atë e vendos trajneri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania