Panorama Sport (Albania)

Shqipëria në sulm, por janë shitur vetëm 3000 bileta

Interesim i pakët, priten maksimalis­ht 5000 tifozë

- MUSAJ

Kombëtarja u dha dje fund për gatitjeve në kuadër të ndeshjes miqësore me Norvegjinë, e cila do të zhvillohet sot në orën 19#00 në stadiumin "Elbasan Arena". Me seancën përmbyllës­e, trajneri Kristian Panuçi projektoi edhe skuadrën, me të cilën do të zbresë në fushë nga minuta e parë. Ashtu siç pritej, italiani tashmë s'ka më dilema sa i përket lojtarëve që do të hedhë në fushë. Risia e vetme është Ramadani, i cili u zgjodh titullar pas dëmtimit të Lilajt.

FORMACIONI- Strakosha do të startojë sot nga minuta e parë, Mavraj-Ajeti në qendër të mbrojtjes dhe Hysaj në krahun e djathtë dhe Lenjani në krahun tjetër. Lenjani arriti të bindte Panuçin që t'i jap fanellën e titullarit, vend i lënë vakant nga ish-kapiteni Agolli, i cili nuk u grumbullua për këtë ndeshje miqësore. Ndërkohë, në mesfushë do të rreshtohen Xhaka- Ramadani- 6 aka. Sipas italianit, Ramadani do të luajë si titullar pas largimit të Lilajt që u dëmtua. Xhaka do të vendoset në krahun e djathtë, Ramadani në qendër, ndërsa 6aka në linjën e majtë. Sulmi do të përbëhet nga tredhëmbës­hi# Roshi-SadikuGrez­da. Roshi do të luajë si sulmues i djathtë, Sadiku në rolin e pykës, ndërsa Grezda në krahun e majtë të ofensivës kuqezi.

ALTERNATIV­AT- Përtej rezultatit ku edhe pse miqësore kërkohet fitore, Panuçi do t'u japë mundësinë disa lojtarëve të rinj, të cilët janë grumbullua­r me ekipin Kombëtar. Siç parashikoh­et, për Gavazajn, Abazajn e Likën, Panuçi do t'u rezervojë disa minuta. Për Gavazajn dhe Abazajn, italiani pohoi se i kanë bërë shumë përshtypje. Por, edhe Balaj dhe Cikalleshi do të jenë në vëmendjen e trajnerit. Por, fati i këtyre të fundit do të vendoset edhe nga rezultati gjatë ndeshjes, në rast se Shqipëria është në disavantaz­h, njëri prej tyre do të aktivizohe­t menjëherë. Gjithashtu, Panuçi ka edhe alternativ­a të tjera si Gjimshiti, Aliji, Latifi apo pse jo edhe Lila apo Prenga. STËRVITJAL­EONIDHA Seanca e fundit stërvitore u zhvillua paraditen e djeshme në qendrën sportive të resortit "tropikal" rezidenca e ekipit Kombëtar. Duke marr parasysh faktin se lojtarët kanë punuar intensivis­ht me nga dy seanca stërvitore në ditë, pa të arsyeshme që të zhvillonte paradite seancën përmbyllës­e dhe jo paralel me orarin e ndeshjes sikurse ndodh zakonisht në raste të tilla. Për të mos e ngarkuar skuadrën, italiani zhvilloi një seancë më të shkurtër se zakonisht, e cila kishte karakter aerobik. Sakaq, seanca e fundit shërbeu për të aplikuar për të fundit herë skemat e përdorura gjatë këtyre ditëve, të cilat ishin të shumta.

BILETAT- Dita e hënë, por edhe çmimet deri diku të larta kanë zbehur interesimi­n e tifozëve për ndeshjen me Norvegjinë. Deri tani janë shitur vetëm 3 mijë bileta për sfidën e "Elbasan Arenës", ndërkohë që pritshmëri­të janë që kjo ndeshje të ndiqet deri diku nga 5 mijë tifozë në stadium.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania