Panorama Sport (Albania)

Vazhdon revolta në Kosovë: Panuçi të na tregojë sa b... ka

Trajnerët Batatina dhe Munishi, në sulm ndaj italianit

-

Deklaratat e trajnerit Panuçi të hënën gjatë konferencë­s për shtyp, se Edon Zhegrova nuk kishte "b…" për të vendosur dhe se zgjedhjen e tij ia kishin imponuar të afërmit, kanë ngjallur reagime në Kosovë. Në fillim ishte Sekretari i Përgjithsh­ëm i FFK-së, Eroll Salihi, i cili për "Panorama Sport", i kujtoi historinë italianit dhe se tashmë Kosova ka rrugëtimin e saj sportiv. Nga ana tjetër, dje me anë të postimeve në faqet e tyre në "Facebook", trajnerët kosovarë, Ismet Munishi dhe Tahir Batatina, i janë kthyer trajnerit të Shqipërisë me reagime të forta patriotike. Trajneri i Llapit, Batatina, ka rikujtuar edhe një herë "çështjen e vëllezërve".

TAHIR BATATINA- "Edhe nëse je vëllai i madh, duhet ta respektosh të voglin dhe ta ndihmosh atë të avancohet dhe të rritet. Jo të pengohet në aspektin profesiona­l. Talentet e Kosovës nuk mundet t'i marrë askush sepse janë fryti i këtij vendi dhe Zoti i ka lindur në Kosovë dhe për këtë vend do ta djersijnë fanellën, për vendlindje­n e tyre dhe gjithmonë do të ndihen krenarë me shtetin e ri, Kosovën. Kur ka qenë koha, ne i kemi ndihmuar vëllezërit tanë, por tashmë ne duhet ta ndërtojmë shtëpinë tonë dhe ta ngremë nivelin sportiv sa më të lart dhe të rritemi dita-ditës sa më shumë, duke i respektuar të tjerët... Lufta ka përfunduar, por tashmë duhet të luftohet në fushën sportive për ta zhvilluar dhe ngritur vendin. 'Respekt për djemtë që zgjodhën Kosovën'", ka shkruar ai. ISMET MUNISHI - Më i ashpër në reagim ka qenë trajneri tjetër, Ismet

Munishi. "Në parim, duhet të respektohe­t vendimi dhe vullneti i çdo futbollist­i. Duhet të respektohe­n edhe ata që vullneti i tyre ishte të mos luanin as për Kosovën dhe as për Shqipërinë. Zoti Panuçi, ti ke ardhur trajner dhe paguhesh të na tregosh se sa b… ke ti, e jo të na tregosh sa kemi ne", ka shkruar Munishi në rrjetet sociale.

 ??  ?? Tahir Batatina dhe Ismet Minishi
Tahir Batatina dhe Ismet Minishi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania