Panorama Sport (Albania)

Manaj: Nuk kemi Mesin, ja si ka ndryshuar U-21

-

Kapiteni i Kombëtares Shpresa në ndeshjen e kthimit në Sllovaki pritet të jetë Rei Manaj. Sulmuesi në pronësi të Interit, i huazuar te Granada në kategorinë e dytë të Spanjës, komenton humbjen në "Selman Stërmasi", arsyen që e shkaktoi, si dhe të ardhmen e tij në klube:

U-21 - "Është një grup me lojtarë të mirë dhe ekipi ka marrë identiteti­n e lojës nga trajneri. Mbase, para disa vitesh kishte më shumë lojtarë individual­istë sesa këtë vit. Ekipin e gjeta shumë mirë, vetëm se patëm tersin që nuk fituam dot ndeshjen në shtëpi. Do të shkojmë në Sllovaki dhe do të bëjmë të pamundurën për 3 pikë".

ÇFARË MUNGOI - "Ishin shumë faktorë. Në minutat e fundit, ekipi ra. Edhe fusha, për lojën që bëjmë ne, ishte shumë e vështirë që ta menaxhonim takimin. Gjithashtu, intensitet­i dhe përqendrim­i. Nëse do të ishim të përqendrua­r dhe me pak zgjuarsi, kjo ndeshje nuk humbej". DY GOLAT, SMS PËR KË? - "Rei nuk është aty ku duhet të jetë. Megjithatë, unë jap maksimumin tim. Jam tek U-21 dhe jam shumë i kënaqur të jem këtu. Dy golat? Asnjëherë nuk mund të kënaqem". NËSE DO LUANIT MË SHUMË… - "Asnjëherë nuk i dihet. Mund të luajmë edhe dhjetë ndeshje, e të mos marrim asnjë pikë, ndaj nuk mund të thuash që nëse do të luaja unë, do të kishim më shumë. Vetëm Mesi mund të zgjidhë ndeshjen, ndërsa ne nuk kemi asnjë të tillë".

BARE TE KOMBËTARJA- "Besoj se Bare e meriton, sepse u dëmtua edhe një mesfushor. Kam shumë respekt për Keidin sepse është punëtor dhe po bën mirë. I uroj që me Norvegjinë të tregojë veten dhe të ketë minutash".

MERKATO - "Nuk e di, ka ende kohë. Kam kontratë të gjatë me Interin dhe do të shohim", ka deklaruar autori i dopietës ndaj Sllovakisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania