Panorama Sport (Albania)

Shkallën e kënaq barazimi: Ja si arrihet mbijetesa

Mbrojtësi thekson se për qëndrimin duhen fituar ndeshjet që luhen në shtëpi

-

E diela ishte pushim për durrsakët, që do të rikthehen sot për të vijuar përgatitje­t për ndeshjen me Laçin, e cila do të zhvillohet në "Niko Dovana" dhe vlerësohet maksimalis­ht nga bregdetarë­t, që kërkojnë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Situata në ekip është mjaft pozitive dhe "djemtë e detit" duan ta shfrytëzoj­në këtë moment për t'u ngjitur sa më parë në klasifikim. Mbrojtësi Silvester Shkalla, në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", duke vlerësuar kundërshta­rin theksoi se Teuta nuk mendon asnjë rezultat tjetër, përveç fitores në shtëpi. "Po kalojmë një moment të mirë që duam ta shfrytëzoj­më. Ekipi ka rigjetur besimin dhe rezultatet e fundit na kanë bërë shumë mirë. Jemi të bindur, se po të vazhdojmë kështu, do të ngjitemi shumë shpejt në klasifikim. Laçi është një kundërshta­r që meriton respekt, por ne kemi treguar se mund të fitojmë ndaj çdo kundërshta­ri", tha Shkalla, që sheh edhe barazimin si të pranueshëm. "Nuk do të ishte keq edhe barazimi, pasi luajmë kundër një ekipi që kërkon Europën, por në Durrës nuk mendojmë asnjë rezultat tjetër përveç fitores, pasi është jetike për ne", vazhdoi mbrojtësi. Lidhur me faktin që Teuta nuk ka fituar asnjë ndeshje këtë edicion përballë Laçit, Shkalla tha: "Është e vërtetë që nuk kemi marrë asnjë fitore ndaj tyre këtë sezon, por nëse do të ishim treguar më cinikë, mund të kishim marrë të paktën një trepikësh. Gjithsesi, edhe dy barazime nuk janë keq, tani duhet të fokusohemi tek e tashmja".

Mbrojtja - Reparti i prapavijës ka pasur shumë probleme gjatë këtij sezoni futbollist­ik, megjithatë Shkalla nuk kërkon fajtorë. "Tani nuk është momenti për të bërë gjyqin kush gaboi, por të japim maksimumin në çdo ndeshje për të arritur objektivin që kemi. Gabimet në futboll ndodhin, e rëndësishm­e është të jemi të bashkuar në këtë moment delikat dhe të ndjekim trajnerin për t'u ngjitur sa më parë në klasifikim. Ne duhet të shohim ndeshjet tona, pasi nëse marrim më të mirën nga ndeshjet që kanë mbetur, do të sigurojmë qëndrimin në Superiore", ka mbyllur futbollist­i. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania