Panorama Sport (Albania)

Partizani, zbor para Kamzës

Trajneri Sa kone shtrydh lojtarët d hem errtë dhënat përmes k ar di o fre ku e n ci m etërit

- ILIR CARA

Të kuqtë gëzojnë formë të mirë, por ndërprerja po shfrytëzoh­et maksimalis­ht nga stafi

Trajneri Klevis Dalipi e ka nisur mbarë punën si trajner i Partizanit, ku në tri javë të kuqtë kanë marrë dy fitore dhe një barazim, me katër gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Ndërprerja e kampionati­t po shfrytëzoh­et nga “demat” për të rigjenerua­r forcat për tri ndeshjet e radhës, të cilat do t’i luajnë në transfertë. Por, stafi teknik e ka përqendrua­r punën te ndeshja e radhës me Kamzën, ku kërkohet trepikëshi për të realizuar objektivin europian. Gjatë mesditës së djeshme, të kuqtë kanë kryer përgatitje­t e radhës në funksion të këtij takimi, por lojtarët janë surprizuar disi në pjesën e dytë të seancës. Për të përballur me sukses 10 ndeshjet e mbetura, kërkohet një ekip me formë të plotë fizike. E diela ishte menduar se nuk do të sillte ngarkesë të lartë te “demat”. Pas përgatitje­ve me top, në pjesën e fundit, lojtarët janë “shtrydhur” nga përgatitës­i atletik, Korado Sakone, i cili kishte planifikua­r të merrte disa të dhëna nga të gjithë lojtarët. Sakone u vendosi të gjithë lojtarëve në gjoks një rrip, ku ishte montuar aparatura e k ar di o fre ku e n ci m etërit. Të gjithë lojtarët ishin të detyruar t’u nënshtrohe­shin vrapimeve në distanca dhe me minutazh të caktuar. Përmes këtij procesi dhe aparaturav­e të fiksuar në trup, stafi mori të dhënat për çdo lojtar. Matjet kanë qenë më shumë në funksion të rrahjeve të zemrës së lojtarëve gjatë vrapimeve. Procesi ka zgjatur rreth 30 minuta, por që i ka gjetur disi të befasuar të kuqtë, që pa dyshim nuk e kanë pritur mirë, pasi kishin parashikua­r ta kalonin më lehtë të dielën. Përpos zërave, që më së shumti vinin në kuadrin e batutave nga lojtarët, stafi teknik dhe ai mjekësor nuk kanë toleruar dhe “zbori” është kryer i plotë. Të gjithë futbollist­ët, me përjashtim të portierëve dhe Malës që ishte i dëmtuar, e përballuan me sukses “shtrydhjen”. Partizani i pjesës së dytë, në përgjithës­i, ka treguar përgatitje të mirë fizike, pasi kemi parë që skuadra bën presion edhe në minutat e fundit të ndeshjeve. Takimi me Luftëtarin konsideroh­et si shembulli, që “demat” duhet të ndjekin deri në fund të kampionati­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania