Panorama Sport (Albania)

Shkumbini: Federata me dy standarde, ndihemi të persekutua­r

-

Sikur të mos mjaftonte humbja ndaj Turbinës, tashmë peqinasit mendojnë se ndaj skuadrës së tyre ka një qëndrim tendencioz me dy standarde, i cili është vërejtur edhe më parë në ndeshjet e kaluara. Prandaj, kapiteni bardhekalt­ër, Klemend Xhyra nëpërmjet një deklarate dhënë gazetës "Panorama Sport", kërkon që t'i jepet fund këtij persekutim­i nga Federata e Futbollit. "Më vjen shumë keq për humbjen e pësuar ndaj Turbinës, pasi realisht kemi dominuar me lojë, kemi realizuar dy gola, ndërsa për fajin tim kemi humbur edhe një penallti. Mirëpo, që prej shumë javësh, ajo që kemi vënë re ne si futbollist­ë apo si klub është fakti që gjykimet kanë qenë shumë tendencioz­e dhe të dëmshme jo vetëm në transferta por edhe në fushën tonë, ndërsa të deleguarit e FSHF- së në Peqin kërkojnë rregull ushtarak e në transferta mbyllin sytë përballë dhunës fizike dhe verbale që kemi pësuar. Madje, duke iu referuar një jave më parë, unë do të thosha se pavarësish­t dhunës që u ushtrua ndaj nesh në Shënkoll, Federata nuk bëri as lëvizjen më të vogël për të ndëshkuar dhunuesit. Ne ndaj Turbinës kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë, pavarësish­t se golat e pësuar janë për fajin tonë. Mirëpo, në favorin tonë sot u dha penalltia e parë prej 21 javësh dhe futbollist­ët miq, të cilët u kacafytën me arbitrin Ziri i ndëshkuan me vetëm një karton të verdhë. Askush të mos bëhet pjesë e planeve dashakeqe që kërkojnë që Shkumbini të mos jetë në Kategorinë e Parë. Kërkojmë drejtësi në çdo aspekt brenda kontekstit të futbollit", përfundoi Xhyra. Fatmir Ahmeti

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania