Panorama Sport (Albania)

Mihani: Mundëm dy Vllazni, mbijetesa nuk diskutohet

Kapiteni shënoi eurogol në sfidën e luajtur në Shkodër

-

Përveç një humbjeje në Shijak, verdhezinj­të që nga janari e deri më sot njohin vetëm rezultate pozitive. Këto paraqitje mjaft të mira, Besa i vijoi edhe në Shkodër, teksa ka përmbysur avantazhin e Vllaznisë nga 1-3 në 3-3. Verdhezinj­të udhëtuan në Shkodër me mungesat e dy lojtarëve, Oshafi dhe Cara të grumbullua­r nga Kombëtarja U-19. Në anën tjetër, Vllaznia kishte afruar plot 5 futbollist­ë titullarë nga Vllaznia A ose 50 për qind të ekipit. Pavarësish­t kësaj, Besa bëri një paraqitje shumë të mirë. Kapiteni Meglid Mihani shënoi një eurogol që në minutën e 4-t të kësaj sfide. I pyetur mbi këtë përballje, Mihani nuk tregohet modest, por thotë se Besa barazoi me një Vllazni miks midis asaj A dhe B. "Patëm përballë një Vllazni më të fortë dhe më të motivuar se kurrë. Duke ndjerë frikën nga ne, kishin afruar 3 futbollist­ë direkt nga ekipi i parë plus 2 lojtarë që janë në skuadrën B prej disa takimesh. Vërtet që Vllaznia kaloi edhe në avantazh 3-1 në fillim të pjesës së dytë, por ne që nga minuta e parë kishim bindje dhe besim se do dilnim me sukses. Ky besim u shfaq në fushë dhe sakrifica jonë bëri që jo vetëm të barazonim shifrat në 3-3, por patëm mundësi edhe të fitonim. Të kthesh një humbje me shifrat 1-3 në transfertë e përballë një Vllaznie miks me titullarë të ekipit të parë, nuk është e lehtë dhe kjo tregoi forcën tonë. Nëse do ishim ky grup që në gusht, mendoj se gjërat sot do ishin ndryshe. Mbijetesa as që diskutohet, por ndërkohë për emrin që kemi mendoj se momentalis­ht nuk kemi arsye të krenohemi", tha Mihani. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania