Panorama Sport (Albania)

Apolonia, “bast” dhe surpriza

Mesfushori Hysenshaha­j: Luajmë fort ndaj çdo rivali, por nuk jemi nën presion

- BUJAR RAMA

irana është kundër shtari i radhës për Apoloninë për llogari të grupit B të Kategorisë së Parë. Kryesuesja luan me një ndër skuadrat që ka fituar "dhunshëm" vlerësimin si nga të rrallat ekipe korrekte të garës, e gjitha falë asaj që fierakët kanë dhënë në fushën e lojës, me çdo ekip, në çdo rast, kur kanë pasur interes rezultati e kur nuk kanë dashur t'ia dinë. Por, dëshira dhe mundësia shpesh nuk janë koherente mes tyre, ndaj dhe bardhejesh­ilët "kafshojnë" gjuhën përpara një ndeshjeje të tillë. Me Tiranën, një barazim në fushën e tyre do të ishte një sukses i ndjeshëm, ca më tepër nga një skuadër

në kushtet e Apolonisë: me lojtarë të rinj e pa obligime në renditje. Po edhe sikur të kishin objektiva, fierakët e dinë që me Tiranën kanë "fat" humbësi, ndonëse futbolli shpesh është edhe alogjik. Fierakët nuk e vuajnë termin "supermaci e Tiranës" dhe luajnë qetë ndaj bardhebluv­e. Apolonia ka një mision: të tregojë vlerat reale të saj dhe të krijojë një profil të veçantë të futbollit shqiptar - skuadrës që luan përtej interesave të tjetërkujt dhe që i shërben veç performanc­ës së vet. HYSENSHAHA­J

Është mesfushori Taulant Hysenshaha­j, ai që bën analizë të ndeshjes ndaj Tiranës dhe shpërfaq gjendjen e skuadrës fierake. "Kemi pasur më shumë se kohën e mjaftueshm­e në dispozicio­n dhe kemi punuar me shumë përkujdesj­e për ta përgatitur siç duhet ndeshjen me Tiranën kryesuese. Është një takim shumë i vështirë, me një skuadër që ka një synim madhor, ngjitjen në Superiore. Apolonia, përkundraz­i, është e çliruar nga objektivat BALLSHIOTË­T taksative, por kjo nuk do të thotë që shkojmë për të humbur në Tiranë. Përkundraz­i, kemi arsye të dëshmojmë se cilët jemi, e kemi mbi të gjitha sfidë me vetveten dhe Tirana është mundësia më e mirë dhe prova më bindëse. Jemi Apolonia, mos e harroni dhe do të luajmë fort dhe për pikë maksimale në çdo ndeshje e kundër kujtdo, si dhe ndaj Tiranës, pavarësish­t faktorëve, gjykimit etj. Atë që ne premtojmë në çdo javë, është pikërisht loja e ndershme dhe korrekte", thotë për "Panorama Sport" mesfushori i Apolonisë, Taulant Hysenshaha­j. Fierakët kanë barazuar me Tiranën në ndeshjen e luajtur në Fier disa javë më parë dhe shpresojnë të marrin sërish rezultat pozitiv.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania