Panorama Sport (Albania)

Kthehet Ngoo, qetësohet Tirana

Ze Maria i beson një vend titullari, anglezi merr në dorëzim sulmin bardheblu

- ADELA MERKO

Pas një jave mungesë në stërvitje dhe zhurmës që shkaktoi prej dënimit për shpërndarj­e droge, Majkëll Ngoo rikthehet në Shqipëri. Anglezi më në fund zbarkoi në kryeqytet dhe rrjedhimis­ht u vendos nën urdhrat e Ze Marias. Duke hedhur pas krahëve problemet me ligjin, tashmë sulmuesi është përqendrua­r te futbolli i luajtur. Edhe pse ka fare pak ditë në dispozicio­n për t'u stërvitur dhe përshtatur me skemat që pjesa tjetër e grupit ka aplikuar në 7 ditët e fundit, atij do t'i besohet sërish një fanellë titullari. Të paktën, kjo u kuptua nga loja e zhvilluar dje brenda llojit, pasi nuk përjashtoh­et mundësia e ndonjë surprize prej Ze Marias. Ky i fundit shpeshherë ka dëshmuar që në fushë hedh vetëm ata që japin maksimumin gjatë javës. Megjithatë, kur dihet që këtë herë i mungon "bomberi" Junus Sentamu (i pezulluar prej të verdhëve dhe i grumbullua­r nga Uganda), është i kushtëzuar që sulmin dhe golat t'ia besojë pikërisht Ngoosë. Në kësi kushtesh, anglezit i mbetet për detyrë që të japë më shumë se 100%, që të përmbushë pritshmëri­të, jo vetëm të stafit teknik dhe klubit, por edhe të pjesës tjetër të skuadrës, që prej ditësh janë angazhuar maksimalis­ht te

seancat përgatitor­e.

DILEMAT - Mendohet që në fushë ndaj Apolonisë të zbresë një formacion deri diku i ngjashëm me atë të Tomorit. Ndryshimet dhe dilemat më të mëdha nisin nga porta dhe përfundojn­ë te sulmi. Ilion Lika ka fare pak

shanse që të luajë, ndaj gjasat janë që njeri mes Abibit dhe Çalit të mbrojë katërkëndo­rin, megjithatë fjala e fundit do të jepet sot. Krahët u mbeten Kërçikut e Hoxhallari­t, ndërsa në qendër nuk dihet ende nëse do të rikthehet apo jo Turtulli. Nëse Ze Maria

e lë sërish jashtë, atëherë do të luajnë Cake me Bishajn. Mesfusha i mbetet treshes kaliske Daja-Karabeci-Maveje, sakaq vendin e Sentamusë mund ta zërë Grent Halili që ka bërë paraqitje të mira në dy javët e fundit, ndërsa në krahun tjetër mbetet Greca.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania