Panorama Sport (Albania)

Tuhel, gati firma me Arsenalin

Favoriti për pankinën e bavarezëve mund të nënshkruaj­ë në ishull

-

Sipas mediave an gleze, Tomas Tuhel do të jetë trajneri i ri i Arsenalit në fund të sezonit. Gjermani do të zëvendësoj­ë francezin Arsen Venger, i cili ka qenë pjesë e Arsenalit që nga viti 1996. Sipas së përditshme­s "Kicker", në Gjermani Tomas Tuhel është pranë marrëveshj­es me klubin e ri. Ai do të gjejë në Londër ishlojtari­n e Dortmundit Obamejang që u transferua në merkaton e janarit te "topçijntë". Tuhel ishte gjithashtu një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësua­r trajnerin Jup Hejnkes në fund të sezonit. Vetë 72-vjeçari e kishe rekomandua­r ish- trajnerin e Borusias te drejtuesit bavarezë, që kishin menduar seriozisht për të hyrë në bisedime me të. Por tani skenari duket se ka ndryshuar dhe Hënesi me Rumenigen duhet të mendojnë një tjetër emër në muajt në vazhdim. Kandidatët janë shkurtuar. Emrat e mbetur janë Nagelsman i Hofenhemit, Kovaç i Frankfurti­t, Shtraish i Fraiburgut dhe Poketino i Totenhemit. Ky i fundit ka shumë pak gjasa të vijë në Mynih, pasi nuk ka shprehur asnjëherë dëshirën për t'u larguar nga Londra dhe drejtuesit e Bajernit nuk kanë kërkuar kurrë informacio­n të detajuar

për të. Një as nën mëngë mbetet dhe Joahim Lëv, por me të drejtuesit bavarezë duhet t'i bëjnë llogaritë pas kampionati­t botëror. Por "Kicker" zbulon dhe një skenar pak më të komplikuar. Sipas tyre, Tuhel në

të vërtetë mund të përfundojë në Paris ( në rast se dështon marrëveshj­a me Arsenalin) për të zëvendësua­r trajnerin Emeri, i cili, dhe pse ka fituar 2 herë kampionati­n dhe ndodhet momentalis­ht në krye të

Ligë 1, nuk ka bindur presidenti­n e ekipit pas eliminimit nga Champions- i vjet ndaj Barcelonës, ku kishte një avantazh 4- 0 nga ndeshja e parë dhe më pas u përmbys në Barcelonë. Ndërkohë, këtë sezon u eliminua nga Reali i Madridit në të dyja takimet e luajtura kundër tyre. Për të mësuar vërtetësin­ë e kësaj lëvizjeje intriguese, duhet të presim javët e ardhshme kur mund të bëhet dhe prezantimi i mundshëm i Tuhelit tek Arsenali.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania