Panorama Sport (Albania)

Alison një “bunker”, 1 gol çdo 424 minuta

Mbrojtësi ekstrem është pika e fortë e trajnerit Tite

-

Forma e mirë e port ierit Alison nuk po habit vetëm shikuesit e Serisë A, por dhe tifozët e Brazilit, të cilët janë shumë të kënaqur që kanë gjetur më në fund një portier që mund t'u japë qetësi në ndeshjet e botërorit në muajin qershor. Portieri ka 11 ndeshje radhazi që nuk pëson gol me kombëtaren. Para ndeshjes me Gjermaninë, ai ka folur për gazetarët në qendrën stërvitore në Berlin. "Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishm­e për ne. Ata janë kampionët e botës në fuqi, është ekipi për t'u mundur. Një mundësi e mirë për ne që të tregojmë se kush jemi para turneut të rëndësishë­m që kemi përpara". Shifrat e portierit janë të frikshme. 1 gol në 424 minuta të luajtura nën drejtimin e Tites. Alison u thërrit në kombëtare në tetorin e vitit 2015 nga trajneri i atëhershëm, Karlos Dunga,

për ndeshjet kualifikue­se për Botërorin. Me Dungën, ai luajti 9 ndeshje dhe pësoi 8 gola. Ndërsa me Titen, ai ka luajtur 14 ndeshje dhe ka pësuar vetëm 3 gola. Por, duhet thënë se, përveç formës së mirë të portierit, një rol të rëndësishë­m ka luajtur edhe mbrojtja kompakte që ka Brazili i tanishëm nën drejtimin e Tites. Me Edeson dhe Neton si zëvendësue­s të tij, Alison ka një vend të sigurt në formacioni­n e parë të Brazilit. Skuadra fitoi ndeshjen e parë miqësore ndaj Rusisë me rezultatin 3-0 dhe po përgatitet për suksesin e radhës ndaj gjermanëve në ndeshjen e programuar të luhet ditën e martë në "Olympiasta­dion" të Berlinit. Brazili do të luajë pa yllin e skuadrës, Nejmar, që mungon për shkak të një dëmtimi të pësuar në kampionati­n francez në muajin e kaluar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania