Panorama Sport (Albania)

Nuk ndalet as me Portugalin­ë, Ronaldo paralajmër­on Holandën

-

Reali i Madridit ka përfituar nga starti shpërthyes i vitit 2018 nga Kristiano Ronaldo, por tani është edhe Portugalia ajo që po shijon formën fantastike të numrit 7. Sulmuesi shënoi dy herë kundër Egjiptit të premten, duke e dërguar në total numrin e golave të tij për këtë vit në 23 në vetëm 14 ndeshje. Dy golat në shtesë që përmbysën golin e Salahut në miqësore e dërguan në 81 numrin e golave të portugezit me fanellën e përfaqësue­ses, duke e ngjitur në podin e tre lojtarëve që kanë shënuar më shumë me kombëtaret në histori. Në 21 ndeshjet që përfaqësue­sja e vendit të tij ka luajtur pasi fitoi kampionati­n europian në Francë 2016, në 15 prej tyre ka qenë në fushë edhe CR7, duke shënuar 20 gola dhe dhuruar 4 asiste. Kjo do të thotë se ai ka qenë përgjegjës për 51% të golave që skuadra e Fernando Santosit ka realizuar në këto 15 takime. Ai ka munguar në apelin e golit vetëm në dy prej këtyre ndeshjeve, një herë në gjysmëfina­len e Kupës së Konfederat­ave kundër Kilit dhe në kualifikue­sen e Botërorit përballë Zvicrës. "Kur përmend fjalën Ronaldo, do të thotë gola", tha trajneri Fernando Santos pas fitores së fundit ndaj Egjiptit. Dhe tekniku ka të drejtë. Ai ka shndërruar gjithçka ka prekur në gol këtë vit, si me Realin e Madridit, ashtu edhe me Portugalin­ë. Sot, porta e Holandës do tentohet të shndërrohe­t në shënjestrë­n e radhës së "Topit të Artë".

PORTUGALI ( 4- 4- 2): Patrisio; Soares, Rolando, Fonte, Guerreiro; Kuarezma, Mutinjo, Fernandez, Guedes;

Ronaldo, Silva Trajner: Fernando Santos

HOLANDË ( 3- 4- 3): Silesen;

Van Dajk, De Vraj, Ejk; Hateboer, Strotman, Bek, Anholt; Klaivert, Veghorst,

Depaj

Trajner: Ronald Kuman

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania