Panorama Sport (Albania)

Prokuroria heton milionat e Mr. Li, ja skenaret për Milanin

Në dyshim, origjina e parave për blerjen e klubit

-

Probleme të tjera për Jonghong Li. Sipas "Gazzetta dello Sport", zëvendëspr­okurori i Milanos ka marrë në shqyrtim dosjen (e përgatitur nga avokatët e Fininvest), e cila shpjegon hap has hapi bisedimet që sollën biznesmeni­n kinez në krye të Milanit. Nga analiza në fjalë mund të dalin detaje për të pasuruar hetimin model 45 të hapur nga Prokuroria e Milanos (procedurë speficike pa hetim dhe pa të hetuar).

Kapare - Në shënjestrë­n e prokurorit De Paskuale dhe vartësve të tij janë dy kapare nga 100 milionë euro secili falë të cilave, Jonghong Li nisi pagesat për të blerë Milanin. Fininvest - siç bën të ditur e përditshmj­a italiane - është vetëdeklar­uar palë e dëmtuar në rast se verifikohe­t ndonjë anomali në shumat e parave. Hetuesit italianë mund të zbulojnë paligjshmë­ri në sigurimin e parave që i dhanë mundësi Jonghong Li të shpartallo­nte konkurrenc­ën e dy emrave të mëdhenj si Sal Galatioto dhe Nikolas Gançikof. Synimi kryesor është gjetja e burimit të parave, kësti i parë i të cilave në nivel transaksio­ni është mundësuar nga banka zvicerane "Credit Suisse", e cila ka qenë pjesë e skandalit Panama Papers. Edhe kësti i dytë paraqet anomali me paratë që bënë xhiron e botës përmes Ishujve të Virgjër britanikë përpara se të mbërrinin në Hong Kong e më pas në Milano.

Riciklim - Pasi fitoi kohë për dy vonesa në pagesën për blerjen e klubit (dhe pas derdhjes së një kapari tjetër prej 50 milionë eurosh), Jonghong Li arriti vetëm në prill të vitit të kaluar të vinte duart mbi Milanin, falë edhe një huaje prej 303 milionë eurosh nga fondi "Elliot". Duke përjashtua­r këta ta fundit, ku i gjeti Mr. Li paratë e tjera dhe a kanë një prejardhje të ligjshme? Këto janë dy pyetjet që Prokuroria e Milanos do të përpiqet t'i japë përgjigje, duke kërkuar të gjejë detaje shtesë në mënyrë që të legjitimoj­ë çeljen e një dosjeje model 44 mbi hipotezën e një krimi (riciklim).

Falimentim - Siç saktëson në shkrimin e saj "Gazzetta dello Sport", duhet sqaruar se Milani nuk rrezikon falimentim­in. Problemet, nëse ka të tilla, i përkasin mandatit kinez dhe jo klubit kuqezi. Sidoqoftë, sot nis një javë e rëndësishm­e për "Djallin", me protagonis­t përsëri zotin Li, i cili duhet të derdhë në arkat e klubit të paktën 10 milionë euro, që janë pjesë e 34 milionëve të miratuara nga këshilli drejtues i Milanit për shpenzimet e nevojshme për të mbyllur sezonin aktual.

Skenarë - Ecuria e Milanit në nivel klubi parashikon katër skenare. I pari është ai që sheh Jonghong Li të respektojë afatin e radhës, siç ka bërë me saktësi deri më sot. Në skenarin e dytë, manjati kinez mund të pranojë huanë e re të ofruar nga "Elliot", duke shtuar kështu borxhin e tij ndaj fondit amerikan me këta të fundit që do të bashkëqe verisnin Milanin me kinezët. Skenari i tretë parashikon gjetjen e investitor­ëve të rinj (Fasone mbetet optimist)me Jonghong Li që do të sistemonte problemet financiare me "Elliot". Hipoteza e fundit, por edhe më e vrazhda, do të ishte dështimi i shlyerjes së borxhit nga ana Mr. Li. Në këtë rast, fondi "Elliot" do të kishte pronësinë e Milanit dhe do të niste kërkimet për t'ia shitur ofruesit më të mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania