Panorama Sport (Albania)

Salah refuzon Realin, do rinovojë me Liverpulin

Ylli 25-vjeçar, i vendosur për të mos u larguar

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Liverpuli është gati t'i ofrojë Mohamed Salahut një kontratë të re për ta mbajtur atë larg kthetrave të Realit të Madridit. Sulmuesi egjiptian, i cili në këtë sezon të parë në "Anfield" ka thyer çdo pritshmëri, është përfolur për një transferim në Madrid. Por, shtypi britanik zbulon se ai është i lumtur në Liverpul dhe këta të fundit, për t'u dhënë fund spekulimev­e, kanë ndërmend që ta blindojnë, duke i ofruar një kontratë të re prej 200 mijë paundësh në javë. Sipas "Sunday Mirror", 25-vjeçari, ndryshe nga Luis Suarez dhe Filipe Kutinjo që kërkuan të transferoh­eshin me çdo kusht te Barcelona, do të qëndrojë për të provuar veten në Premier Ligë përtej këtij sezoni. Salah, i cili u shit nga Çelsi pas një karriere jo fort të suksesshme, shkoi te Roma dhe rindërtoi edhe njëherë reputacion­in e tij. Dhe ai po vazhdon t'u përgjigjet kritikëve edhe këtë sezon, duke shënuar 36 gola me Liverpulin në të gjitha kompeticio­net. Ai u transferua në "Anfield" për 34 milionë paund në verë dhe firmosi një kontratë, nga e cila përfiton 90 mijë paund në javë. Por, duke parë interesin gjithnjë e në shtim të rivalëve për emrin e tij dhe kampionëve të Europës në krye, "reds"-at po nxitojnë për t'i përgatitur një kontratë të re, duke më shumë se ia dyfishuar rrogën. Një kontratë e re prej 200 mijë sterlinash në javë do ta fuste Salahun në 10-shen e parë të lojtarëve më të paguar të Premier Ligës, duke e barazuar rrogën e tij me atë të yllit të Çelsit, Eden Hazard dhe portierit të Mançester Junajtid, David De Gea. Por, ai do vazhdonte të mbetej ende pas njeriut më të paguar në Angli, Aleksis Sançezit, me 350 mijë paund në javë te Mançester Junajtid.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania