Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Raiola: Guardiola është një zero, frikacak, qen

-

Nuk është një mister që raportet mes Zlatan Ibrahimovi­çit dhe Pep Guardiolës në kohën te Barcelona nuk ishin ideale. Mino Raiola rikthehet tek ato ditë dhe sulmon ish- trajnerin e Barcelonës, sot në stolin e Mançester Sitit, gjatë një interviste për revistën holandeze "Quote": "Pep Guardiola? Si trajner është fantastik, por si njeri është një zero. Është një frikacak, një qen, një prift klasik që thotë: ' Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë'. Nëse Mançester Siti fiton Champions- in këtë sezon, kjo do ta përforcojë faktin se ai është një trajner i mirë, por unë do ta urreja sikur kjo të ndodhte". Menaxheri i sulmuesit suedez kujton edhe njëherë përplasjen mes Ibrës dhe Guardiolës në "Camp Nou" në vitin 2011, çka solli largimin e sulmuesit nga katalanasi­t: "Guardiola i kishte thënë Zlatanit që të shkonte tek ai nëse do kishte probleme apo ankesa, por më pas thjesht e injoroi dhe nuk e aktivizont­e. As nuk e përshëndet­i kur e shitën". Sipas Raiolës, kjo nuk është një sjellje e re për trajnerin katalanas: "Bëri të njëjtën gjë edhe me Maksuellin ( një tjetër futbollist i skuadrës së agjentit), i cili është një djalë i adhurueshë­m. Atëherë i thashë Zlatanit që të shkonte dhe ta parkonte Ferrarin e tij në vendin e trajnerit". Në fund, edhe një prapaskenë në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2011, fituar nga Barcelona ndaj Mançester Junajtid kur Ibrahimovi­ç ishte transferua­r tashmë te Milani: "Shkova për ta kërkuar atë mbrëmje në dhomat e zhveshjes së ' Wembley'- t. Vetëm Adriano Galiani më ndali për fat të Guardiolës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania