Panorama Sport (Albania)

Media “spiunon” Sampaolin, Mesi në fushë ndaj Spanjës

Jo vetëm titullar, mësohen edhe urdhrat për “pleshtin”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

ë stadiumin "Etihad" kanë qenë të shumtë ata që e prisnin në fushë kundër Italisë, madje edhe vetë futbollist­ët e përfaqësue­ses "axurre" do e donin në aksion Lionel Mesin, siç konfirmuan shumë prej tyre në konferenca­t për shtyp. Por nëse sportdashë­sit anglezë (ndeshja e së premtes u luajt në stadiumin e Mançester Sitit), argjentina­s e italianë nuk mundën ta shijonin "pleshtin" në miqësoren e 23 marsit, ylli i Barcelonës dhe kapiteni i Argjentinë­s nuk do të mungojë kundër Spanjës, në impiantin "Wanda Metropolit­ani" ( stadiumi i Atletikos së Madridit). Këtë fakt e kanë zbuluar fotografët e së përditshme­s madrilene "As", të cilët kanë arritur që me aparatet e tyre të arrijnë të "spiunojnë" formacioni­n dhe skemat e programuar­a që trajneri Horge Sampaoli po studion në qendrën stërvitore të Realit të Madridit, "strofka" e argjentina­sve për të përgatitur duelin me "Furitë e kuqe".

"SPIUNIMI"

Sipas asaj që ka mundur të zbulojë "As", Lionel Mesi do të jetë jo vetëm në fushë nga minuta e parë, por përveç pozicionit të tij në krahun e djathtë të sulmit, në një modul 3-4-3, përkrah të riut Lautaro Martinez (lojtari i ardhshëm i Interit) dhe Diego Perotit, emri i numrit 10 argjentina­s spikat edhe në mesfushë, në një rreth, i cili specifikon edhe strategjin­ë që Sampaoli kërkon të përdorë, duke ia lënë regjinë e lojës 30vjeçarit, i cili ka detyra që të vijë ta marrë sferën shumë metra larg portës. Pa dyshim që një zbulim i tillë nga media spanjolle mund t'i vijë jo pak në ndihmë trajnerit të iberikasve, Hulen Lopetegui, ndonëse Sampaoli, nëse ka rënë dhe natyrisht që do ta kenë lajmëruar për këtë "spiunim" që i është bërë, mund të vendosë edhe të marrë masa. Pavarësish­t të gjithave, e merr apo jo topin në mesfushë për të shpërndarë lojën, fakt është që Lionel Mesi dje është stërvitur me regjim të plotë dhe 67 mijë të pranishmit, që priten në stadiumin e Atletikos së Madridit, do ta shijojnë yllin e Barcelonës në aksion nga minuta e parë.

RISITË

Nëse Mesi mund të luajë si në sulm, ashtu sikurse në

mesfushë, surpriza e Sampaolit kundrejt ndeshjes me Italinë mund të jenë fanellat e titullarit për Lautaro Martinezin, yllin e Rasingut, që mund të drejtojë sulmin, duke "parkuar" në sulm Higuainin, ndërsa në korsinë e djathtë të mesfushës

mund të jetë Maksi Meza i skuadrës së Indipendie­ntes. Për sa i përket pjesës tjetër, Banega ndryshe nga sfida me Italinë pritet ta nisë titullar, duke spostuar në stol Paredesin si dhe Roho nga minuta e parë në vend të Otamendit, në mbrojtje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania