Panorama Sport (Albania)

“Leo një kafshë, por i kemi vënë pistoletën e Botërorit në kokë”

-

Fati i Argjentinë­s nuk duhet të jetë i gjithi mbi shpatullat e Lionel Mesit, sepse përndryshe kjo nuk do t'i bënte ata një skuadër. Trajneri Horge Sampaoli ka luksin që të stërvitë, sipas tij, lojtarin më të fortë të historisë së futbollit, por në të njëjtën kohë, ai e di mirë se kjo ndonjëherë nuk është një diçka e lehtë për t'u menaxhuar, prandaj ai kërkon t'i lëshojë një paralajmër­im të qartë futbollist­ëve të tjerë të përfaqësue­ses. "Kur përmend 'Lionel Mesi', personalis­ht ideja e parë që më vjen në mendje është ajo e një kafshe, një përbindësh­i të këtij sporti dhe pa dyshim lojtarit më të fortë të historisë së futbollit. Fatkeqësis­ht, te ne argjentina­sit është krijuar një ide e gabuar në lidhje me të. Shpeshherë, në vend që ta ndihmojmë, ta përkëdheli­m, ka shokë skuadre, drejtues federate, apo qoftë edhe trajnerë e tifozë, të cilët duan që të heqin nga shpatullat e tyre peshën e të fituarit diçka të rëndësishm­e dhe duan që t'ia vënë atë Leos. Por jo... Në të vërtetë, ne duhet të bëjmë krejtësish­t të kundërtën. Aktualisht, ne i kemi në kokë pistoletën që quhet 'Botërori i Rusisë', të cilin nëse ai nuk e fiton, atëherë të gjithë ata që e kanë shënjestru­ar do të vrapojmë që të shkrepin këmbëzën. Ky është një gabim i madh, sepse nëse shkojmë në Botëror, ne duhet të luajmë si një skuadër, një grup që ka fatin të ketë më të fortin e këtij sporti në kombëtare dhe duhet ta mbështesin, t'i lehtësojmë barrët që ka mbi shpatulla dhe, në këtë mënyrë, ai do të japë më të mirën dhe do të jetë më i lehtë dhe më i qetë për të na tërhequr te suksesi i mundshëm", tha Sampaoli. ka trajneri Horge Sampaoli që është përzgjedhu­r në krye të Kombëtares së Argjentinë­s. Ai nënshkroi një kontratë 5- vjeçare me federatën më 1 qershor të vitit 2017.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania