Panorama Sport (Albania)

Alegri madhështor në dhjetor-mars, 160 pikë nga 183 të mundshme

Mesatare super në Serinë A, por duhet një sprint për titullin

-

Marsi është një muaj kalimtar, nëdrmjetës: përshëndet ngricat e dimrit dhe mirëpret ngjyrat e ndezura pranverore. Për jUventusin e Masimilian­o Alegrit, marsi është zakonisht një "udhëkryq" për sezonin, sepse është moment kur vendoset shuëm, në mos gjithçka. Fraza e përsëritur nga trajneri italian si një ogur fatsjellës gjatë muajve të kaluar ("Marsi duhet të na gjejë në maksimumin e forcave") nuk është një mënyrë të thëni, por fotografia e qëndrimit të tij në Torino. Në katërvjeça­rin e tij bardhezi, Alegri ka pasur nga dhjetori në mars një rentiment "mostruoz", me 160 pikë të grumbullua­ra nga 183. Nëse mposht Milanin në ditën e fundit të muajit, do e mbyllte në mënyrë më të mirë periudhën e tij të artë. Për të fituar titullin, objektiv më i vështirë se vitet e kaluara për

"faj" të një Napoli në "top" formë, duhen kaluar ose (së paku) prekur 100 pikët. Alegri dhe Juvja e tij prekin perfeksion­in mes dhjetorit e marsit: 61 ndeshje të luajtura, 160 pikë nga 183, me një mesatare prej 2,62 pikësh/ ndeshje: me një parashikim, kampionati mbyllet me 99,7 pikë.

FAZA FIALE - Në fazat e tjera të sezonit rendimenti normalizoh­et: 2,27 pikë/ ndeshje (gusht-nëntor: 75,8% e atyre në dispozicio­n gjatë gjithë sezonit) dhe 2,19 (prillmaj: 72,8% nga totali).

TË NGRIHET "STEKA" - Këtë vit për herë të parë Juventusi do duhet të "vrapojë" deri në fund. Ndaj është thelbësore të fitohet sfida ndaj Milanit dhe të mos hiqet këmba nga gazi në muajin prill. Duke marrë 3 pikë në ndeshjen e radhësm Alegri, mes prillit e majit, do arrinte në thuajse 95

pikë, që mund të mos mjaftonin për titullin. Me një mesatare prej 2,62 pikësh/ ndeshje (ose më saktë ato të periudhës dhjetor-mars) për 9 ndeshjet e mbetura, Juvja do arrinte me më shumë se 98, pra një hap larg kuotës 100. Dhe me "scudetto"-n e siguruar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania