Panorama Sport (Albania)

Interi prenoton De Vrij e Azamoah

Auzilio, gati të marrë “po”-në edhe nga juventini. E ardhme e pasigurt për Mirandën

- Përgatiti: LEDIO NASE

nteri ka formalizua­r, faktikisht, blerjen e Ste fan De Vrij. Një ndjekje e gjatë e nisur një vit më parë, e karakteriz­uar nga përpjekje të vazhdueshm­e të drejtorit sportiv Piero Auzilio e që ka përfunduar (me sukses) gjatë gjatë orëve të fundit nga koordinato­ri teknik i "Suning Group", Valter Sabatini. Një blic vendimtar dhe i nevojshëm pas interesime­ve të fundit të Barcelonës e Mançester Sitit. Konfirmohe­t akordi pesëvjeçar prej 4,2 milionë euro në sezon plus bonuse, shifra mbi të cilat Interi dhe menaxheri i lojtarit kishin përcaktuar prej kohësh. Holandezi do largohet nga Lacio me kosto zero, duke parë që kontrata e tij skadon 30 qershorin e ardhshëm. ShkrinjarD­e Vrij: populli zikaltër ëndërron një mbrojtje "të hekurt" e, mbi të gjitha, të re.

AZAMOAH - Orë vendimtare edhe në frontin Azamoah: ganezit gjithashtu i skadon këtë qershor kontrata me Juventusin dhe deri më tani ka refuzuar çdo ofertë të kampionëve në fuqi të Italisë. Dhe drejtori i përgjithsh­ëm Bepe Marota nuk do ritentojë. Në Torino flitet për një akord të arritur me Auzilion: kontratë trevjeçare me rreth 3,5 milionë euro si pagë sezonale.

MIRANDA - Por, ka lindur një problem: e ardhmja e

Zhoao Mirandës. Mbrojtësi brazilian do jetë në 34 vitete e tij dhe tek Interi po mendojnë rindërtimi­n e dyshes qendrore ( De Vrij- Shkrinjar). Zikaltrit të duan ta humbasin me kosto zero 30 qershorin e 2019- ës. Përgjigja përfundimt­are do jepet së shpejti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania