Panorama Sport (Albania)

Arbitrat “non grata” edhe te femrat, në fund gjykon një burrë

Humb kartoni i kuq, Kinostudio çon në Disiplinë Çemerin

- ABDULLA DUSHKU

Superliga e futbollit të meshkujve po mbahet "peng" nga gabimet arbitrare, por me sa duket, kjo problemati­kë e rëndë nuk kishte se si të mos shndërrohe­j në një sëmundje ngjitëse edhe në futbollin e femrave. Me sa duket, edhe në këtë sferë paralele, Federata Shqiptare e Futbollit duket se po "ngop" edhe dëshirat e presidentë­ve të këtyre klubeve, duke qenë se deri dje, nuk ishte dëgjuar që edhe te femrat të shpalleshi­n arbitre "non grata", pavarësish­t gafave, që edhe mund të falen si në rastin e Tirana - Kinostudio. Sfida e luajtur një javë më parë, pa të njëjtën lojtare që të ndëshkohej dy herë me karton të verdhë, por i kuqi nuk u dha asnjëherë. Diçka e tillë edhe mund të falet duke qenë se gabime të tilla kanë ndodhur edhe në rangjet profesioni­ste në arenën ndërkombët­are (si në Australia-Kroaci ku anglezi Graham Poll përjashtoi kroatin Simuniç vetëm pas kartonit të tretë të verdhë, duke pranuar më pas gabimin), por ajo që të shtyn më shumë në dashakeqës­i është fakti që federata duket se i mbulon këto gabime. ARBITRE "NON GRATA"

Ngjarja e djeshme bën të mendosh se federata e ka humbur besimin edhe te futbolli i femrave. Dje, një orë përpara ndeshjes Dajti- Skënderbeu është bërë zëvendësim­i i gjyqtares kryesore, Mirela Çemeri. Në vendin e saj është caktuar një burrë, arbitri i katërt Mehmet Koçi. Kjo ndodhi për shkakun se dy klubet, Kinostudio - Dajti, që kanë si presidentë dy pjesëtarë të së njëjtës familje, respektivi­sht atë e bir, Kleudion Gjonpalaj dhe Gëzim Gjonpalaj, shpallën "non grata" gjyqtaren nga kolegjiumi i Durrësit, Çemeri. Pasi kanë protestuar te delegatja e ndeshjes, Emi Shena, që kjo gjyqtare të mos e drejtonte ndeshjen edhe në bazë të shkresës që dy klubet kanë dërguar në FSHF, Komision të Disiplinës dhe Kolegjumit të Arbitrave, ka ardhur njoftimi nga krerët e federatës për zëvendësim­in e "bilbilit", Mirela Çemeri.

NDËRHYRJE NË SISTEM?

Një skandal akoma më i rëndë mund të jetë ai që lidhet me sfidën e një jave më parë, siç mund të jetë ndërhyrja dhe ndryshimet e protokolle­ve të ndeshjeve, që më pas hidhen në sistemin "online" të të dhënave të një ndeshje futbolli në federatë, kjo sipas klubit FC Kinostudio. Ky klub në shkresën numër 113, të datës 19 mars 2018 dhe me numër Protokolli 224/1, drejtuar FSHFsë, Kolegjiumi­t të Arbitrave dhe Komisionit të Disiplinës ka një denoncim flagrant për gjyqtaren Mirela Çemeri,

duke e akuzuar për qëndrim të njëanshëm gjatë takimit së një jave më parë, Tirana - Kinostudio. Sfida e përfunduar 2- 1 për bardheblut­ë është vënë në shënjestër nga Kinostudio me pretendimi­n se gjyqtarja ka ndikuar direkt në rezultat me vendimet e saj. Këtu përmendet edhe rasti i një lojtareje që është ndëshkuar dy herë me kartonin e verdhë, duke e lejuar më pas të vazhdonte të luante në fushë. Por skandali thellohet kur kartonët e saj fshihen nga sistemi "online". Për këtë, klubi ka sjellë edhe faksimilet e marra nga faqja e FSHF-së. Lojtarja me numër 19, Iris Beqiraga, sipas sistemit të pasndeshje­s është ndëshkuar dy herë me karton të verdhë brenda 8 minutash (24 dhe 32). Protesta e klubit ka qenë që në momentin e dhënies së kartonit të dytë. Megjithatë loja ka vazhduar, duke mos e tërhequr ekipin. Për këtë klubi zotëron dy foto, të shkarkuara nga sistemi, atë të datës 18 mars kur Beqiraga figuron me dy kartonë të verdhë dhe atë të datës 20 mars kur kjo lojtare ka vetëm një karton të verdhë. Dhe logjikisht ngrihet pyetja: kush e fshiu kartonin nga sistemi?

 ??  ?? faksimile e dates 20 mars 2018
faksimile e dates 20 mars 2018
 ??  ?? Faksimile e dates 18 mars pas ndeshjes
Faksimile e dates 18 mars pas ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania