Panorama Sport (Albania)

Polemikat në Vlorë, Kushta: Liçaj nuk flet kot

“Ekipi u zvogëlua në Kukës, s’është vonë për Europën”

- ERMAL SIKA

Sokol Kushta i bën "skanerin" 95- vje torit të Flamurtari­t. Ndihet më shumë se krenar që ka veshur këtë fanellë, kur kuqezinjtë patën shkëlqimin më të madh. Legjenda e futbollin vlonjat deklaron se Flamurtari u bë një ekip modern kur hynë viteve '80 dhe argëtonin me lojën e bukur mbarë shqiptarin­ë. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", ish-sulmuesi komenton edhe debatin e nisur mes Liçajt dhe Gjikës. Ka bindjen se i pari nuk gënjen, ndërsa për të dytin thekson se nuk duhet të përmendte veprimin human që ka bërë në "Facebook". Nuk kishte si të mos fliste për krizën e rezultatev­e në këtë sezon, por u kujton të gjithëve se, me pak qetësi, Flamurtari i kthyer në një ekip të "vogël" nuk është vonë për Europën dhe as Kupën e Shqipërisë.

Flamurtari bën 95 vjeç, si e shikon Kushta këtë rrugëtim?

Çdo brez te Flamurtari ka shkëlqimin e vet dhe unë kam pasur fatin e mirë që isha pjesë e atij Flamurtari që pati shkëlqimin më të madh. E nisa në vitin 1981 me këto ngjyra e deri në 1991, më pas u riktheva në 1996-ën. Dhe, në këto periudha, po të shohësh arritjet, e kupton që janë fituar titujt kampion, Kupë Republike dhe Superkupë. Por nuk domethënë që Flamurtari nuk ka pasur shkëlqim,

pasi një trofe i marrë nga ekipet e rretheve bënte jehonë, madje kishin vlerën e 10 titujve. Unë mora një titull te Partizani, që për 10 vjet vetëm me atë krenohej, pasi të kuqtë ishin edhe një klub i mësuar me tituj. Gjatë kësaj dekade, fitimtarë dolën Elbasani

e Shkodra me nga një, e Tirana dhe Dinamo me 2 ose 3. Domethënë, për 10 vjet, titujt u ndanë në disa ekipe. Kjo tregon rivalitet. Flamurtari duhet të merrte dy ose tre tituj, por një mungesë përqendrim­i në momente të caktuara bëri t'i

humbiste. Plus që Tirana, Dinamo, Partizani qenë ekipe më moderne.

Pse Flamurtari nuk ishte modern?

Flamurtari u ngrit nga Agron Sula në nivelet moderne të kampionati­t. Para viteve '79, skuadra vlonjate

renditej nga vendi pestë e deri tek i teti dhe nuk mund të vish në një nivel për 5 vjet më të mëdhenjtë. Por Flamurtari, pavarësish­t peripecive objektive dhe subjektive, ka marrë një titull për të gjithë tifozët shqiptarë, jo vetëm vlonjatë, pasi ishte ekipi që të argëtonte me spektaklin e tij në fushë.

Ka nisur një debat mes Liçajt dhe Gjikës, e keni ndjekur?

Për sa i përket debatit të këtyre dy personave, unë nuk jam avokat i asnjërit, por Edmond Liçaj, duke qenë drejtor teknik, nuk mund të gënjejë.

Gjika pati një reagim të ashpër në "Facebook"?

Një veprim human i Shpëtim Gjikës nuk duhet përfolur se humb vlerat humane. Replikat në "Facebook" nuk janë të mira për të dy. Të dy personat mund të takohen dhe të diskutojnë

nga afër për këto mosmarrëve­shje.

Çfarë po ndodh me Flamurtari­n aktual së fundmi, pse mendoni se janë arritur këto rezultate?

Unë nuk e kuptoj pse Flamurtari u bë kaq i vogël këto javë. Nuk e besoja të shpërbëhej pas ndeshjes së Kukësit në transfertë. Flamurtari u bë i vogël si ekip.

Mendoni se Flamurtari rrezikon Kupat e Europës?

I kanë mundësitë për të arritur objektivat. Por, që të arrihen këto synime, duhet fillimisht t'i kthehen qetësisë së rezultatev­e.

Shorti e vendosi përballë me Skënderbeu­n, sa shanse ka Flamurtari që të fitojë Kupën e Shqipërisë?

Flamurtari duhet të bëjë më të mirën këto muaj. Të kualifikoh­et në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe të fitojë se ka plot ndeshje me rivalet. Nuk janë vonë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania