Panorama Sport (Albania)

Sane i trembet Brazilit: Nuk u duhet më Nejmari

Gyndogan: Nuk dua të kursehem para Botërorit

-

Iker Gyndogan, i cili luan momentalis­ht te Mançester Siti, ka folur në një intervistë para ndeshjes së ditës së martë kundër Brazilit në Berlin. Mesfushori gjerman ndodhet me skuadrën në grumbullim­in 1javor për ndeshjet miqësore. Gyndogan pritet të luajë në formacioni­n e parë në ndeshjen ndaj brazilianë­ve. "Do të ishte diçka e bukur të luaja në Botëror, nuk dua të kursehem aspak, por dua të jap maksimumin tim për ekipin kombëtar. Të luash kundër Brazilit, është gjithmonë diçka speciale. Fitorja në ndeshjen e fundit ndaj tyre në kampionati­n Botëror është një kujtim i largët tashmë. Ata nuk kanë asnjë të përbashkët me ekipin aktual. Janë rritur shumë si skuadër dhe në Rusi do të jenë favoritë. Në futbollin e sotëm, një ekip i mirë duhet të ketë në skuadër më shumë se 11 lojtarë në të njëjtin nivel", u shpreh mesfushori, që më tej nuk harron të flasë dhe për ish-trajnerin e tij Tomas Tuhel. "Tuhel është një trajner shumë i mirë, kam luajtur 1 sezon me të te Borusia, jam vazhdimish­t në kontakt. Mendoj se është në gjendje të stërvitë çdo skuadër të madhe". Leroj Sane ka folur gjithashtu për gazetarët në qendrën stërvitore të Gjermanisë. "Jam në një formë të shkëlqyer dhe gati të luaj. I jam mirënjohës Pep Guardiolës për formën e mirë që po kaloj. Ai gjithmonë më ka motivuar për të dhënë më të

mirën në fushë. Ai mundësoi që të shprehja mënyrën e lojës sime në fushë. Në ndeshjen ndaj brazilianë­ve duhet të paraqitemi më mirë se ndaj Spanjës. Skuadrat luajnë futboll të ndryshëm dhe ndeshja do të jetë ndryshe. Ndaj Spanjës vuajtëm, por treguam se jemi në gjendje të luajmë një nivel të lartë loje". Ndaj Brazilit, Sane pritet ta nisë lojën nga minuta e parë në vend të Julian Draxler, që u aktivizua në ndeshjen e kaluar ndaj Spanjës në krahun e majtë të sulmit gjerman. "Nuk e shoh ndeshjen e radhës si një hakmarrje e Brazilit ndaj nesh për humbjen 17 që i shkaktuam në vitin 2014 në gjysmëfina­len e Botërorit në shtëpinë e tyre. Brazili pa Nejmarin? Ata nuk ja kanë nevojën si në 2014. Kanë lojtarë të tjerë shumë të rëndësishë­m".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania