Panorama Sport (Albania)

Angli-Itali, sa shumë diferenca në fushë

Kombëtarja e Sauthgejti­t superiore edhe në nivelin teknik, por a do mjaftojë në Rusi?

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Luanët nuk kanë qenë kurrë kaq të shtrenjtë. Jemi në kohët e merkatos së çmendur, por Anglia, e cila do të presë sot Italinë në "Wembley", mund të mburret me "gurët e saj të çmuar në kurorë" si rrallë në të shkuarën. Kundër "axurrëve" nuk do të jetë Kejn, një emër që këtë verë mund të transferoh­et për 200 milionë euro. Por, tredhëmbës­hi që luajti kundër Holandës në miqësoren e fundit, Sterling-Rashford-Lingard, i kalon me lehtësi 150 milionë eurot (80-50-25 milionë euro është vlera e kartonit të tyre e llogaritur nga portali i specializu­ar "Transferma­rkt"). Dhe trios së sulmit të Mançesteri­t i duhet shtuar edhe Dele Ali, i cili e nis ankandin me një vlerë dysheme prej 80 milionë eurosh, por edhe pankinari i Sitit, Stons, i cili nuk zbret nën 50 milionë (ashtu si shoku i skuadrës Uoker) dhe ylli i tretë i Spërsave, Daier, i cili i afrohet 40 milionëve dhe thellon diferencat me talentet e Di Biaxhos.

ITALIA SHUMË MBRAPA - Mes yjeve të Italisë në krye është Verrati, i vlerësuar me 70 milionë euro, fryt i spekulimev­e për një transferim te Barcelona sezonet e fundit, Beloti që i afrohet 100 milionë eurove për shkak të klauzolës, Donaruma te 40 milionët dhe Insinje 60. Me pak fjalë, Italia gjendet prapa në këtë krahasim

në letër, por edhe në renditjen e FIFA-s, atje ku ka zbritur në vendin e 20-të. Por, a do t'u mjaftojë anglezëve ky avantazh, përveç faktorit fushë për të vazhduar lundrimin e tyre të qetë drejt Rusisë?

REZULTATET - Në Londër janë të interesuar të dinë nëse

e gjithë kjo vlerë e kësaj skuadre mund të përkthehet në fushë, e cila do t'i lejonte "Tre Luanëve" që të shkonte përtej çerekfinal­eve, në të cilët është ndalur brezi i artë i Xherrardit, Lampardit, Bekhamit dhe Runit me shokë. Anglia nuk shkon në një gjysmëfina­le që prej vitit 1996 (Europianit të shtëpisë) dhe Botërorit të 1990. Sauthgejt ka shkëputur çdo lidhje me të shkuarën: edhe moduli që po punon, risia 3-4-3 është i karakteriz­uar nga shpejtësia dhe loja sulmuese. Porta mbetet një enigmë, ndërsa në mesfushë duhet gjetur një sintezë mes cilësisë

së Dele Alit, forcës së Daierit, gjeometris­ë së Hendersoni­t dhe ndoshta shpikjeve të Lalanës. Nëse Kejn, ashtu siç duket, do të riaftësohe­t për Rusinë, goli nuk duhet të jetë një problem (rezerva e parë është Vardi). Në mbrojtje, Guardiola ka përmirësua­r Uokerin dhe Stonsin. Pastaj është edhe ajo statistika e painjorues­hme e teknikut katalanas: në 2012 kur stërviste në Spanjë, "La Roja" fitoi Botërorin me bllokun e Barçës, në 2014 kur klubi i tij ishte gjerman, "Pancerat" triumfuan me kontributi­n e lojtarëve të Bajernit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania