Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Kam një skuadër për Champions

-

Në marzhin e dhënies së çmimeve të "Pankinës së artë" ( përballë pyetjes së preferencë­s gjatë ceremonisë, për mikrofonat e "Sky Sport" ka zbuluar se zgjedhjet e tij ishin "Gasperini i Atalantës dhe Sempliçi i Sampdorias"), Luçiano Spaleti ka prekur tema të ndryshme jo vetëm të lidhura me zikaltrit. Trajneri i zikaltërve rrëfen se "mendoja se të stërvitja Interin ishte diçka e bukur: kam njohur drejtues dhe një shoqëri kompetente me të cilën do dëshiroja të qëndroja edhe në të ardhmen".

CHAMPIONS - Një koment për goglat e Nionit? "Shorti i vendosi përballë italianët me dy skuadra të forta, si Reali i Madridit e Barcelona, por nëse pyesim Valverden apo Zidanin, jam i bindur se problemet do jenë të njëjta. Hendeku, nëse vërtet duam ta saktësojmë, është aq minimal sa një episod mund ta zerojë në çast. Gara për vendin e katërt? U trembem gjithë kundërshta­rëve, por jam i bindur se do bëjmë detyrën tonë. Kemi konkurrent­ë të fortë, por të jeni të bindur se edhe e imja...". Perspektiv­at: "Jemi ende në kohë për të

vërtetuar se jemi një skuadër konstante, se po punojmë në rrugën e duhur drejt së ardhmes. Jemi ende në kohë".

SAMPAOLI- IKARDI - Ikardi nuk është grumbullua­r në kombëtare? Kur flitet për Mauron duhet pasur kujdes, subjekti është i qartë, po ashtu cilësitë e tij, forca e tij mendore. Nuk vihet në vështirësi nga mungesa në një grumbullim, me një vërshëllim­ë; qëndron pozitiv, edhe në një ndeshje ku nuk shënon: rifiton kohën e humbur në rastin pasardhës. Ka një strukturë të fortë. Sampaoli

dëshiron lojtarë të tjerë për të pasur një njohuri në 360 gradë të kolektivit. Por, Ikardi është për Botëror. Si Martinez? Mua më interesojn­ë lojtarët që stërvit".

KOMBËTARJA - "Kam idenë time, mendoj se në këtë moment do duhej Ançeloti.

Por është e qartë që edhe emrat e tjerë që po listohen janë i një niveli të lartë, përfshi ai i Di Biaxhos. Xhixhi ka një të kaluar dhe një histori, e di punën që duhet të bëjë".

ASTORI - "Pioli e ka trajtuar ngjarjen në mënyrën e duhur. Ka qenë vërtet shumë i zoti në menaxhimin e gjithë kësaj situate shkatërrue­se".

RIHAPET "APPIANO" - Ka nisur mëngjesin e djeshëm përgatitja e Interit për rinisjen e kampionati­t e parashikua­r për të pasditen e së shtunës ( ora 15: 00) kundër Veronës. Luçiano

Spaletit do i rikthehen lojtarët që nuk u nisën me kombëtaret e tyre për ndeshjet e dyta të turit të miqësoreve plus edhe Jan Karamoh. Francezi, që luajti në miqësoren e së shtunës me Francën U- 20 kundër SHBA-ve (e fituar nga transalpin­ët 2-0), do jetë i pari që do i ribashkohe­t grupit. Në të vërtetë priten edhe Marselo Brozoviç e Ivan Perisiç, "të liruar" nga trajneri kroat Zllatko Daliç; më pas Shkrinjar, Kanselo ( të martën); Kandreva, Galjardini, Vesino, Miranda e Pinamonti të mërkurën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania