Panorama Sport (Albania)

Liçaj nuk ndalet: Gjika bënte merkaton

“Ishte detyrë e klubit të operonte djalin tim futbollist”

- ERMAL SIKA

Ish- trajneri i suksesshëm i Flamurtari­t, Edmond Liçaj, në një intervistë për "Panorama Sport", i ka kthyer përgjigje ish- kryebashki­akut Gjika për akuzat në drejtim të tij. Ai u shpreh se Gjika nuk mund të përmendë humanizmin, ndërsa e kishte detyrë pagesën e operacioni­t, pasi, siç thekson, djali i tij ishte futbollist i Flamurtari­t.

Profesor Liçaj, cili është reagimi juaj pas deklaratës së ish- presidenti­t të Flamurtari­t, Shpëtim Gjika?

Unë u referohem fakteve. Ajo që dhashë për gazetën tuaj, ishte një intervistë për 90-vjetorin e klubit dhe unë kam qenë pjesë aktive, ku shpreha mendimin tim. Rezultatet e vërtetojnë këtë gjë. Me përjashtim të një viti, Flamurtari i madh ka qenë gjithmonë në ato ujëra për të dalë nga kategoria apo fundi i tabelës. Menaxhimin unë e quaj universal, përfshi merkaton dhe strategjin­ë. Asnjëherë Flamurtari nuk u bë ekip për të pretenduar në kampionati­n tonë. Ky nuk është faji im. Një vit që isha drejtor teknik, isha pak i tërhequr, për shkak të problemeve që ishin dhe më vonë e mora ekipin të ndërtuar si trajner.

Megjithatë, ish- kryebashki­aku ka thënë se edhe ju keni përgjegjës­i, pasi keni qenë drejtor teknik...

Unë, kur isha drejtor teknik, u shkoja në ndihmë trajnerëve në pankinë, meqë edhe ma kërkonin. Asnjëherë nuk kam marrë pjesë në nxjerrjen dhe futjen e lojtarëve në fushë, por aprovoja trajnerin dhe shkoja për ndihmë. Asnjëherë nuk u

kam thënë fusni njërin apo tjetrin. U referohemi fakteve që kanë ndodhur për merkaton.

Por, keni qenë edhe trajner i ekipit apo jo?

Trajner unë kam hyrë në mes të kampionati­t për rezultate të dobëta të trajnerit të mëparshëm dhe jam ndeshur me 5 ekipet më të forta dhe pretendent­e, duke filluar nga Elbasani, Peqini, Shkodra, Dinamo, Tirana, Kavaja, që ishin 1-3 pikë nga njëra- tjetra. Flamurtari u afrua dhe mua më vjen mirë për punën që u bë. Por të thotë një njeri të shkarkohes­h

tani, është pa sens, në një kohë që në 11 ndeshje kishte marrë 10 pikë ose 11 pikë dhe në 8 ndeshje me mua trajner mori 9 pikë dhe u afrua me kreun në distancë pikësh. Nëse distanca nga kreu ishte 10 pikë u afrua me 7 apo 8.

Ju kërkuat përforcime, cila ishte përgjigjja që morët nga Gjika?

Kërkova 4- 5 futbollist­ë për të ecur ekipi. Mes tyre kërkova edhe djalin tim, pasi unë kam idenë time për futbollin, pasi futbolli bëhet me mbështetje të gjithëansh­me dhe financiare, me filozofi.

Përgjigjen e ka kthyer shumë mirë Sokol Kushta sot (dje), një ndër legjendat e ekipit vlonjat. Gjika nuk duhet të kthente përgjigje për këto gjëra, por për ato që i takon për pjesën e tij sa ka drejtuar ekipin. Megjithëse synimi i thënë edhe nga presidenti edhe nga shefi i klubit ishte që të bënim ekipin. Unë, për hir të futbollit të Vlorës, nuk mora pjesë as në kontratën time, por u thashë bëjeni vetë. Kontratën e kishin bërë jashtë rregullave, të cilën unë e mora pasi isha shkarkuar. Më shkarkoi pa të drejtë. Ishte një kontratë e parregullt,

pasi me ligj nuk lejohet një kontratë 6- mujore. Aq më shumë kur kërkon nga një trajner që të të bëjë ekipin dhe kryesisht me vlonjatë. Unë jam shumë i dhënë pas vlonjatëve, edhe si trajner i kombëtarev­e që kam drejtuar, pasi e njihja cilësinë e futbollit të Vlorës, mentalitet­in në arenën ndërkombët­are.

Keni një përgjigje për ish- presidenti­n, i cili deklaroi se ju shkarkoi për rezultate të dobëta?

Unë i paaftë? Lojtarët që kam kapur unë me dorë, kanë qenë titullarë të ekipeve Kombëtare, që nga Ervin Skela, Geri Çipi, Ervin Fakaj, që nga brezi i parë e deri te brezi dytë, nga viti 1972 dhe 1976. Shpesh më vijnë prindër që kanë fëmijë jashtë dhe duke besuar tek unë, m'i sjellin që t'u jap mendim dhe unë i bie drejt sepse futbolli është profesion. As Shpëtimi dhe asnjeri nuk e fshin dot historisë. Në 95 vjet unë kam qenë trajneri më i titulluar, asnjë nuk e fshin dot historinë. Kam tre trofe, dy herë ekipi me mua ka shkuar në finalen e Kupës së Shqipërisë brenda dy vitesh. Kur shkova unë, Flamurtari ishte në vendin e 9-të dhe kishte marrë tatëpjetën për dënimet që ishin bërë nga FSHF-ja, i ishin bërë dy dënime, plus një i tretë për ngjarjet në Islandë. Mua më vjen mirë që u morr Kupa, më vjen mirë që ishte trajneri Memushi që e kam pasur lojtar kyç në ato vite kur drejtoja Flamurtari­n.

Por, ai thotë se në skuadrën që drejtonit ju nuk kishte lojtarë vendës...

Shpëtim Gjika nuk mund të bëhet trajner. Ky është profesion dhe seleksioni­mi është shumë i rëndësishë­m. Pasi duhet parë sesi mund të funksionoj­ë me të rinjtë ekipi, por edhe mund të mos funksionoj­ë. Atëherë kishte

vlonjatë, ndërsa sot jo. Përgatitja e futbollist­ëve është kryesore. U abuzua shumë në kampionat në ato vite.

Ju ka përmendur edhe pagesën e operacioni­t për djalin tuaj...

Ka bërë gabim që e ka përmendur djalin. Siç tha edhe Kushta sot (dje), është gjest humanitar dhe nuk mund të përmendet. Në karrierën time kam bërë shumë vepra humanitare dhe kam ndihmuar, por nuk i kam përmendur kurrë. Shpëtim Gjika djalin tim e kishte lojtar në ekip dhe e kishte për detyrë t'i përgjigjej, siç ka bërë edhe me të tjerët që janë operuar në gju, apo për të tjera ndërhyrje.

Si e shikoni këtë Flamurtar?

Ekipi ka funksionua­r mirë. Vinte nga një periudhë e errët dhe shkoi në vendin e dytë. Sistemi është trepikësh, ekipi ka mundësi, por të mos kthehet koka pas.

Pse mendoni se janë arritur këto rezultate?

Një nga dështimet, mungesa e portierit dhe filozofia. Ekipet që vijnë tani në Vlorë, nuk luajnë njësoj si në pjesën e parë, por vijnë më të lira, sulmojnë më shumë. Stafi ka zgjedhur në merkaton e janarit, por nuk i ka aktivizuar sa duhet.

E shikoni të dështuar merkaton e janarit?

Nuk mund të them dështim në kuptimin e plotë të fjalës, sepse trajneri dhe stafi i njeh shumë mirë. Besoj i ka marrë për të ndjekur një filozofi tjetër sidomos në ndeshjet në Vlorë, sepse duhen lojtarë cilësorë dhe ta çojnë topin përpara. Këtu ka hasur vështirësi sepse nuk kanë funksionua­r lojtarët cilësorë.

Mendoni se janë të arritshme Kupat e Europës?

Kupat e Europës janë të arritshme sepse sistemi trepikësh e lejon.

 ??  ?? Edmond Liçaj gjatë intervistë­s së dhënë për “Panorama Sport”
Edmond Liçaj gjatë intervistë­s së dhënë për “Panorama Sport”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania