Panorama Sport (Albania)

Daja, presion Vllaznisë: Nuk bëjmë dhurata

Daja: Bëjmë rrotacion, lojtarët të tregojnë se sa vlejnë

- LLAZI SARO

Kur duhen edhe 10 javë nga fundi i Kategorisë Superiore, Skënderbeu ka një avancë të ndjeshme pikësh nga vendi i dytë në renditje, çka u jep korçarëve qetësi në krahasim me kundërshta­rët. Por, nga ana tjetër, për të balancuar disi situatën në kampin bardhekuq kanë menduar dëmtimet që kanë prishur humorin në skuadër. Si të mos mjaftonte...

Kur duhen edhe 10 javë nga fundi i Kategorisë Superiore, Skënderbeu ka një avancë të ndjeshme pikësh nga vendi i dytë në renditje, çka u jep korçarëve qetësi në krahasim me kundërshta­rët. Por, nga ana tjetër, për të balancuar disi situatën në kampin bardhekuq kanë menduar dëmtimet që kanë prishur humorin në skuadër. Si të mos mjaftonte mungesa e Shehit dhe Jashanicës, bardhekuqv­e u është shtuar edhe Sabjen Lilaj. Mungesa këto mjaft të rëndësishm­e për trajnerin në pjesën e mbetur të kampionati­t. Për Ilir Dajën dy dëmtimet e fundit normalisht që do të jenë mungesa, të cilat do të ndihen, pasi janë lojtarë të rëndësishë­m për ekipin, por që Skënderbeu gjithsesi ka në dispozicio­n lojtarët për të bërë rrotacioni­n në këto takime. "Sigurisht që janë mungesa, të cilat do të ndihen. Siç e thatë dhe ju, mungon kapiteni dhe lojtari i vitit në Shqipëri që nuk është mungesë e pakët për ne. Gjithsesi, do të mundohemi që rrotacioni­n në këto takime ta shtrijmë edhe në pjesë të tjera të ekipit, duke u dhënë mundësinë lojtarëve të tjerë të tregojnë se janë gati për këtë fanellë. Natyrisht që mundësia do t'iu jepet në bazë të asaj çka tregojnë në stërvitje, por, mbi të gjitha, duhet që të justifikoj­në besimin dhe të meritojnë këtë fanellë", theksoi fillimisht trajneri për të vijuar më pas diskutimin në lidhje me faktin që ende ka nga ata që mendojnë se kampionati varet i gjithi në dorën e Skënderbeu­t edhe për mbijetesën.

TRANSFERTA - Korçarët do të luajnë në fundjavë ndaj Vllaznisë, skuadër e cila rrezikon mbijetesën. Megjithatë, Daja konfirmon se skuadra e tij do të vazhdojë të kërkojë

fitore siç ka bërë në javët e fundit. "E kam thënë dhe po e përsëris. Ne nuk kemi asnjë aleat, nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi. Prandaj, nuk kemi pse t'i dhurojmë diçka dikujt. Do të luajmë njësoj siç kemi bërë deri më tani, duke ruajtur linjën tonë të kampionati­t,

duke u përpjekur për të marrë maksimumin, me qëllim që ta mbyllim sa më shpejt kampionati­n. Normalisht që na vjen keq për pozitën ku ndodhet Vllaznia apo ekipet e tjera në renditje, por do të jemi të drejtë. Në fund të fundit, Skënderbeu vendos fatin e vet në kampionat dhe jo atë të ekipeve të tjera", theksoi prerë trajneri i Skënderbeu­t që, edhe një herë tjetër, largoi fjalët që qarkullojn­ë rëndom për këtë fund kampionati.

TITULLI - Duket se titulli tashmë është një pronë, e cila çdo ditë e më shumë po shkon drejt Korçës për shkak të shkëputjes së krijuar. Me 15 pikë diferencë nga vendi i dytë dhe dhjetë ndeshje për t'u luajtur deri në fund të kampionati­t, Skënderbeu­t i duhen 5 fitore për të mbyllur matematiki­sht titullin. Dhe me një llogari të thjeshtë, nëse fiton 4 ndeshjet e radhës, përfshi atë ndaj Kukësit, Skënderbeu e fiton titullin ndaj kampionëve në fuqi. Gjithsesi, Daja nuk sheh hakmarrje në këtë pjesë. "Ne si klub kemi një filozofi që shohim vetëm punën tonë dhe normalisht nuk shohim asnjë hakmarrje me ekipet e tjera. Ne shohim çfarë mund të bëjmë më mirë për ekipin tonë dhe të japim maksimumin në çdo përfaqësim që bëjmë. Sigurisht, duke shtuar këtu edhe promovimin e lojtarëve, për shkak të marketingu­t të klubit që tashmë e ka kthyer në një traditë", përfundoi Daja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania