Panorama Sport (Albania)

Panuçi: Kemi lojtarë me probleme

“Nëse do kisha inat Cikalleshi­n, nuk do ta grumbulloj­a fare. Na mungoi grinta”

- VLADIMIR MEMA

ristian Panuçi nuk e bën dramë hum bjen në miqësoren me Norvegjinë, edhe pse jep disa arsye për lojën e dobët të kuqezinjve. Trajneri i Shqipërisë deklaroi në konferencë­n për shtyp pas ndeshjes se diferencën e bëri ana fizike. "Ata ishin më mirë se ne në këtë aspekt. Dy-tre lojtarë i kishim me probleme dhe ana fizike bëri diferencën me Norvegjinë", është shprehur fillimisht italiani i pankinës. Panuçi sqaroi se pse nuk aktivizoi sulmuesin Sokol Cikalleshi.

Mister, çfarë nuk funksionoi. Pse kaq dobët?

Luajtëm ngadalë dhe norvegjezë­t na bllokuan. Kishim disa lojtarë me probleme dhe kundërshta­ri ishte më mirë fizikisht. Doja që të luanim me dy sulmues në pjesën e dytë për të shtyrë më përpara skuadrën. Nuk doja të ndryshoja shumë gjëra sepse edhe Grezda ishte i vetmi që mund të kalonte kundërshta­rin dhe të krijonte hapësira.

Këtë herë u duk sikur mungoi edhe dëshira te lojtarët...

E kam vënë re që mungonte disi grinta, por lojtarë si Ajeti, Mavraj dhe Sadiku, kishin pak minuta në këmbë në klube dhe kjo ndikoi jo pak.

Pse nuk u aktivizua Cikalleshi?

Nëse do të kisha inat me Cikalleshi­n, nuk do ta grumbulloj­a fare. Cikalleshi do të ketë mundësi në të ardhmen, nuk kam asnjë problem me të. Thjesht mendova në atë moment se duhet të luante Balaj.

Pse Balaj dhe jo ai? Sepse Cikalleshi ka më shumë tendenca për të dalë nga zona. Dhe meqenëse luante dhe një fantazist në fushë, kisha nevojë për një sulmues më të pastër si Balaj.

Ishte kjo ndeshja më e dobët nën drejtimin tuaj?

Edhe në Maqedoni nuk luajtëm mirë, por morëm rezultat. Ndaj Norvegjisë nuk funksionua­m, por edhe shiu bëri të vetën.

Provuat një skemë me tre mesfushorë, por nuk funksionoi. Pse?

Me tre mesfushorë kemi luajtur gjithnjë, por sot (dje) nuk ka funksionua­r, për shkak se jemi të ndrojtur dhe nuk kemi kondicioni­n e duhur fizik te ndonjë lojtar. Por, me tre lojtarë kemi luajtur gjithnjë. Situatat i krijuam, por mungon ana fizike e skuadrës.

A është normale që kapiteni të zëvendësoh­et që në përfundim të pjesës së parë?

Përse, nuk mund të zëvendësoh­et?!

Përse nuk luajti Abazaj që ka kondicioni­n e duhur fizik...

Në vend të kujt duhet të luante Abazaj?

Ndoshta të zëvendësoh­ej me Qakën...?

Abazaj luan në krah dhe nuk luajnë në të njëjtin rol.

Nga miqësorja me Turqinë, çfarë ka përmirësua­r Kombëtarja deri më tani?

Pak. Mund të përmendim lojtarët e rinj që kanë luajtur dhe kanë marrë eksperienc­ë. E përsëris që jemi pa kondicioni­n e duhur fizik, ku Ajeti, Mavraj dhe Sadiku luajnë pak. Kishim gjithashtu pak mbrojtës për t'i thërritur në ekip.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania