Panorama Sport (Albania)

Konflikti për talentet, Lorik Cana: Kosova duhet përkrahur

Duka driblon debatet: Lojtarët të zgjedhin lirisht

-

Kristian Panuçi dhe Alban Bushi kanë kritikuar Edon Zhegrovën dhe Sinanin, talentet e Milanit, që kanë zgjedhur Kosovën. Jo për faktin e zgjedhjes së tyre, por për moskorrekt­ësinë në përgjigje dhe se kanë lënë të kuptohet se do të jenë pjesë e kuqezinjve, e më pas janë shmangur. Në lidhje me këtë, ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, ka komentuar për "RTSH" polemikat e fundit për talentet e Kosovës. "Duke parë edhe realitetin tonë, sigurisht që do të flitet për këtë çështje, edhe pse ka shumë gjëra për t'u komentuar apo diskutuar. Është normale që secila federatë ka një projekt që të përfaqësoh­et sa më denjësisht. Kosova ka projektin e saj dhe mendoj se duhet përkrahur. Do përflitet gjithmonë. Vendimi se për kë do të luash është vendim që duhet të merret në fillim. Përderisa ka 2 kombëtare, nuk do të ketë problem se kë zgjedhin lojtarët, Shqipërinë apo Kosovën. Rëndësi ka që të përfaqësoh­en denjësisht, edhe pse ngjyrat kuqezi kanë qenë më të veçanta për simbolin që përfaqëson Shqipëria", theksoi Cana.

Ish-kapiteni ka komentuar edhe përfaqësue­sen nën drejtimin e Panuçit. "Kjo skuadër më jep përshtypje pozitive sepse trajneri e ka marrë në një moment delikat. Me gjithë presionin që ka, e ka marrë me shumë dëshirë dhe është i angazhuar. Panuçi po mundohet të sjellë një identitet të ri, që më ka pëlqyer shumë, qoftë ndaj Spanjës apo Italisë", përfundoi Cana. ARMAND DUKA

Edhe presidenti i Federatës Shqiptare është përfshirë në këtë debat dhe ka dhënë opinionin e tij lidhur me futbollist­ët që qëndrojnë mes Shqipërisë apo Kosovës. "Çdo lojtar është i lirë të zgjedhë kë të dojë. Ne jemi të lumtur kur ata realizojnë

dëshirat e tyre. Sa më shumë kualitete, aq më mirë për ne. Sa më shumë kualitete të ketë Kombëtarja jonë, aq më mirë. Ata duhet të zgjedhin atë që dëshirojnë, nuk mund ta imponojmë. Nuk jemi për debate", tha Duka. Në fund të deklaratës për "TVSH", kreu i

institucio­nit të futbollit komentoi edhe krahasimin mes De Biazit dhe Panuçit. "Duhet ta shohim në fushën e lojës. Çdo trajner që vjen, mundohet të hedhë një hap pozitiv. Kështu, edhe Panuçi besoj do të sjellë diçka pozitive", deklaroi Duka.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania