Panorama Sport (Albania)

Bajerni paguan për Hysajn

Surprizohe­n ekipet angleze, më parë shkodrani dhe Napoli refuzuan Juven

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

lseid Hysaj nuk e fshehu krenarinë dhe lumturinë që një emër i madh si Bajerni i Mynihut kishte shfaqur interes për të. Diçka do të ketë ditur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare që gjatë këtyre ditëve ka qenë në grumbullim. Ndërsa ai ka qenë i përqendrua­r në impenjimin me fanellën kuqezi, menaxheri i tij ka pasur kontakte të vazhdueshm­e me drejtuesit për të vendosur fatin për të ardhmen e lojtarit. Pas tij ka pasur skuadra të ndryshme që janë gati të paguajnë klauzolën, e cila është 50 milionë euro. Junajtid, Arsenal, Çelsi, por edhe Juventus. Në fakt, asnjë prej tyre nuk do të jetë ekipi i ardhshëm i mbrojtësit shkodran. "Tuttosport" zbulon se skuadra që e ka seriozisht transferim­in e tij dhe ka bërë gati 50 milionë euro për presidenti­n Aurelio De Laurentis është Bajerni i Mynihut. Menaxheri Xhufredi ka njoftuar presidenti­n se gjermanët janë gati të paguajnë.

REKORDI - Sigurisht që një skuadër e niveleve të tilla nuk mund të refuzohet dhe menaxheri i Hysajt bashkë me lojtarin e kanë parë si një mundësi të artë transferim­in te Bajerni. Jo se ekipet e tjera që e kanë dashur kanë qenë të mëdha, por sepse Bajerni është ekip i konsolidua­r dhe Hysaj do të gjente një ambient të qetë për t'u rritur akoma

më shumë. Por nëse kjo që "Tuttosport" shkruan në lidhje me transferim­in e tij në Bundesligë është e vërtetë, atëherë shkodrani do të bëhej lojtari më i shtrenjtë i transferua­r ndonjëherë në Gjermani. Ekipet e këtij kampionati shpenzojnë shumë pak dhe blerja më e shtrenjtë deri tani ka qenë mesfushori Toliso, për 41.5 milionë

euro. Klauzola e Hysajt është 50 dhe ai do të hynte direkt në histori.

REFUZOHET JUVJA - Kurrë pakt me "armikun". Kjo është strategjia që kanë ndjekur drejtuesit e Napolit, por edhe vetë lojtari shqiptar, për të cilin ka pasur një interesim të fortë edhe nga Juventusi. Por duke qenë se ekipi torinez është rivali i Napolit në

garën për titullin kampion në Itali, këta të fundit e kanë konsiderua­r si një thumb nga ana e bardhezinj­ve. "Zonja" ishte e gatshme për ta paguar klauzolën e futbollist­it 24-vjeçar, por në fakt bisedimet mes palëve nuk kanë nisur kurrë sepse Napoli i ka bërë "bllokadë" dhe Hysaj gjithashtu.

ZHGËNJEHEN ANGLEZËT-

Pas Hysajt kanë qenë edhe shumë skuadra të mëdha në Angli, të cilat ishin të gatshme të paguanin 50 milionë euro për shqiptarin. Lojtari që konsideroh­et si një nga pikat më të forta të skuadrës së Sarrit i ka surprizuar të gjithë me paraqitjet në dy sezonet e fundit dhe ka tërhequr vëmendjen e Murinjos, Kontes, por edhe Vengerit. Këta të fundit janë befasuar nga lajmi për transferim­in e lojtarit te Bajerni dhe mediat angleze i kanë kushtuar një rëndësi t veçantë. Megjithatë, drejtuesit e Arsenalit po këmbënguli­n deri në momentin e fundit për t'u futur në tratativë dhe për të bindur qoftë lojtarin ose Napolin. Nëse klauzola është 50 milionë euro, atëherë diferencën do ta bëjë vetëm paga që i ofrohet mbrojtësit shqiptar. Por përpara se të bëhet transferim­i, Hysaj do të luftojë për ëndrrën e madhe që të fitojë titullin kampion me Napolin.

NDESHJET

12.06.2017 Shqipëri-Estoni

31.08.2017 Irlandë e V.-Shqipëri

04.09.2017 Islandë-Shqipëri

10.10.2017 Shqipëri-Islandë

10.11.2017 Shqipëri-Irlandë e V.

23.03.2018 Shqipëri-Sllovaki

27.03.2018 Sllovaki-Shqipëri

06.09.2018 Spanjë-Shqipëri

11.10.2018

1-0

1-1

2-3

12:00

12:00

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania