Panorama Sport (Albania)

Çekiçi mban peng Bushin, Shqipëria kërkon hakmarrje kundër Sllovakisë

Kombëtarja Shpresa do fitoren e dytë në fazën e grupeve

-

Mes pengut për humbjen me dy gola në minutat e fundit dhe dilemave për formacioni­n, Alban Bushi dhe Kombëtarja Shpresa do të kërkojë hakmarrjen në Sllovaki. Ekipi U-21 do të luajë ditën e sotme në orën 17:20 për të rikuperuar gabimet e bëra në "Selman Stermasi", por mbi të gjitha për të tentuar fitoren e dytë në fazën e grupeve të eliminator­eve për Europianin. Trajneri Bushi u shpreh optimist përpara kësaj sfide dhe tha se ka në dispozicio­n një ekip, me të cilin mund të marrë rezultate shumë pozitive, ndërsa tregoi se tani ekzistojnë vështirësi sepse shumë lojtarë të ekipit U-21 po provohen nga trajneri Kristian Panuçi.

DILEMAT- Nuk dihet ende nëse Endri Çekiçi është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen e parë dhe gjithçka do të vendoset në minutat e fundit përpara fillimit të ndeshjes. Në rast se ai nuk do të luajë, atëherë Çinari do të jetë zëvendësue­si i tij. Por në mesfushën e ekipit kombëtar do të ketë një tjetër mungesë të madhe. Keidi Bare është në ekipin Kombëtar A dhe dje debutoi kundër Norvegjisë. Për të zëvendësua­r atë, mund përdoret mesfushori i Vllaznisë, Krymi.

U-19- Ditën e sotme do të luajë gjithashtu edhe Kombëtarja U- 19 e Erjon Bogdanit. Në Lushnjë, ishsulmues­i i Kombëtares ka shansin për të treguar vazhdimësi ndaj Kazakistan­it, ekip kundër të cilit arriti fitoren disa ditë më parë me rezultatin 1-0. Kjo është një ndeshje miqësore për të provuar lojtarët e duhur për të ardhmen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania