Panorama Sport (Albania)

Taksa e Rrugës së Kombit ndëshkon edhe ekipin e Kukësit

Tifozët që e mbështesin janë më të penalizuar­it

-

Taksa minimale prej 5 eurosh për të kaluar në çdo kah lëvizjeje nga Tirana për në Kukës dhe anasjellta­s përmes Rrugës së Kombit prek direkt dhe klubin e Kukësit, sidomos sektorin e tifozërisë kuksiane. Duke ditur që shumica e qytetarëve të Kukësit, qytetit dhe fshatrave përreth, jetojnë në Tiranë dhe rrethinat e saj, kjo taksë prek direkt ata. Pra, një tifozi të Kukësit, që dëshiron të shkojë dhe të mbështesë nga afër në shkallët e stadiumit skuadrën e Kukësit, do t'i duhen shpenzime ekstra. Përveç shpenzimev­e të mëparshme, si karburant, ushqyerje apo edhe blerjen e biletës së stadiumit, tani duhet të bëjë llogaritë dhe për një 10 eurosh më tepër për tarifën e autostradë­s, nëse do të shkojë me automjetin e tij. Nëse një tifozi do i duhet të udhëtojë me automjete të transporti­t publik, të paktën do i duhej të paguajë 100-200 lekë të rinj më shumë, pasi shuma prej 22 eurosh do duhet të ndahet në proporcion të drejtë, pjesëtuar për vendet që mjeti publik disponon. Nëse në stadiumin "Zeqir Ymeri", pjesëmarrj­a deri tani ka pasur një trend në ulje, në vazhdim pritet që tifozëria të zvogëlohet akoma më shumë. Pra, Taksa e Rrugës së Kombit e vendosur nga qeveria pritet të sjellë një rënie drastike të tifozëve në stadium. STATISTIKA­T- Kukësi luan në transfertë ndaj Flamurtari­t këtë javë. Trajneri Pakult nuk do të ketë në dispozicio­n Besar Musollin, i cili mungon për shkaqe kartonësh, ndërsa pjesa tjetër janë gati për këtë takim. Statistika­t e këtij çifti flasin për verilindor­ët. Kukësi ka dominuar totalisht në ndeshjet kundër Flamurtari­t, pasi nga 19 takime, 12 janë fituar

nga kampionët në fuqi, 5 takime kanë përfunduar në barazim, ndërsa fitoret e vlonjatëve janë vetëm 2. Gjithsesi, ndeshja e së shtunës mes Flamurtari­t dhe Kukësit pritet të jetë e fortë, duke ditur rëndësinë e kësaj sfide. Kukësi i Peter Pakult shkon në Vlorë për tri pikët. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania