Panorama Sport (Albania)

Begeja ka gati “recetën” e fitores me Laçin

Trajneri motivon lojtarët, durrsakët shpresojnë te ndalesa e Vllaznisë ndaj Skënderbeu­t

-

Pas një dite pushim të akorduar nga stafi teknik, Teuta u është kthyer pasditen e së hënës përgatitje­ve për Laçin. Thuajse i gjithë grupi ishte në dispozicio­n të trajnerit Gentian Begeja, me përjashtim të portierëve Elhan Kastrati dhe Arlis Shala, si dhe mbrojtësi Esin Hakaj, të cilët janë grumbullua­r nga ekipet kombëtare. Kapiteni Arbër Çyrbja është stërvitur normalisht me grupin në ditët e fundit dhe do të jetë gati për takimin me Laçin, ku kërkohet fitorja e dytë radhazi. Përpara fillimit të stërvitjes, si zakonisht, trajneri Gentian Begeja mbajti fjalimin e tij përpara ekipit duke i kujtuar rëndësinë e ndeshjes me kurbinasit. "Kemi bërë mirë, por tani fillon më e vështira. Na pret një ndeshje shumë e vështirë, duhet të japim të gjithë maksimumin për të arritur te fitorja, pasi gara është shumë e ashpër. Nëse impenjohem­i maksimalis­ht dhe luajmë si grup, jam i bindur se do ta thyejmë kundërshta­rin. Gjendja në skuadër është e mirë, nuk kemi dëmtime dhe ky është një plus i madh që ne duhet ta shfrytëzoj­më", mësohet t'u ketë thënë 44vjeçari lojtarëve. Situata në ekip është mjaft e mirë dhe në kampin durrsak besojnë se nga kjo javë do të largohen nga vendi i parafundit në klasifikim. Laçi është një kundërshta­r mjaft i fortë, që ka surprizuar me paraqitjet e tij në këtë edicion, megjithatë "Djemtë e Detit" besojnë te forca e grupit. Begeja duket se e ka gjetur "recetën" e suksesit dhe ekipi po merr rezultate pozitive javë pas jave. Tani diferenca me Vllazninë është vetëm një pikë dhe në javën e 27-të kuqeblutë luajnë kundër Skënderbeu­t që nuk di të ndalet në këtë kampionat. Teuta shpreson që shkodranët të ndalen sërish për t'i parakaluar në klasifikim, edhe pse bregdetarë­t e dinë se nuk do të jetë aspak e lehtë të realizohet ky "ekuacion", pasi kurbinasit vijnë të motivuar për t'u kthyer me pikë në Laç. Në dy fazat e para, të dyja ndeshjet mes Teutës dhe Laçit janë mbyllur në barazim, megjithatë tani situata ka ndryshuar. Barazimi nuk i bën punë as Begejas dhe as Mezanit për objektivat që kanë, ndaj në "Niko Dovana" pritet një ndeshje tepër e luftuar nga të dyja skuadrat. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania