Panorama Sport (Albania)

Paralajmër­imi i Kallucit: Kujdes nga Lushnja!

Ish-futbollist­i: Tregoni se s'jeni rastësisht në garë për Europë, rivali meriton respekt

-

"Luftëtari duhet të bëjë më shumë në ndeshjen e fundit të fazës së tretë ndaj Lushnjës për t'u konfirmuar se jo rastësisht është në garën për një vend në Europë". Kështu u shpreh në një prononcim për "Panorama Sport" Theodhori Kalluci në kuadër të javës mbyllëse të fazës së tretë, atë ndaj Lushnjës. Rikthimi i Ilir Gjylës në krye të stolit myzeqar, për Kallu- cin do të jetë arsye më shumë që bluzinjtë të japin maksimumin të dielën. "E keqja e Luftëtarit është se ekipi i Lushnjës ka bërë ndryshimin e duhur në pankinë. Ata do të kërkojnë rezultatin edhe sikur me fëmijë të luajnë. Në eksperienc­ën e gjatë si lojtar, para objektivav­e të çdo lloj natyre kemi dhënë më të mirën për fanellën e ekipit. Këtë duhet të bëjnë lojtarët e Luftëtarit për sfiduar 11-shin e lushnjarëv­e në fundjavë. Nëse thuhet se i 'mbyturi të mbyt', kjo s'do të thotë se Lushnjën ta konsideroj­më si kundërshta­r të mposhtur në letër. Pavarësish­t rezultatev­e të munguara, lushnjarët, me lojën e prodhuar, meritojnë respekt", ka mbyllur deklaratën e tij Kalluci. PËRGATITJE­T - Pavarësish­t kushteve të vështira të motit me reshje të shumta, gjirokastr­itët startuan dje përgatitje­t për ndeshjen e fundjavës ndaj Lushnjës. Nën urdhrat e stafit teknik të pranishëm ishin të gjithë futbollist­ët. Kapiteni Orjad Beqiri dhe Kristal Abazaj janë mungesat e radhës për Luftëtarin. Ndërkohë që Abazaj është impenjuar me Kombëtaren, Beqiri, për arsye familjare nuk ka qenë i pranishëm në stërvitjen e djeshme. Gjithsesi, jo vetëm arsyet familjare të Beqirit (gjendja gripale e të birit në ditët e fundit), por dhe mos aktivizimi ndaj Lushnjës për plotësim të numrit katër të kartonëve të verdhë e justifikon mosprezenc­ën e 33vjeçarit në seancën e djeshme të zhvilluar në orën 16:00 në "Fushën e Vjetër". Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania