Panorama Sport (Albania)

Ja gjashtë ngjarjet që turbullojn­ë Tiranën

Nga Memelli te Ngoo dhe gjendja e rënduar e fushës

- BESAR BOZGO

htyrja e ndeshjes me Apoloninë për në mesjavë u duk si një mundësi e mirë për Tiranën që të arrinte të rikuperont­e lojtarët e dëmtuar, por edhe terrenin, i cili ka pasur një gjendje të rënduar, para një ndeshjeje delikate si ajo ndaj Apolonisë. Por, klubi bardheblu nuk ka kaluar një gjendje aspak të qetë, duke parë ngjarjet që kanë ndodhur dhe që mund të ndikojnë në paraqitjen e futbollist­ëve në ndeshjen e nesërme. SHERRI TE MOSHAT

Trajneri i ekipit të 17vjeçarëv­e, Migen Memelli, ka pasur një përplasje fillimisht me kapitenin e skuadrës dhe më pas me babain e tij, e cila ka qenë edhe fizike. Klubi ka mbajtur qëndrim në lidhje me këtë çështje, ndërsa trajneri ka vënë në pozitë drejtuesit, duke kërkuar largimin e futbollist­it nga skuadra e tij në të kundërt, ai do të lërë pozicionin që ka. Pritet një mbledhje që të merret edhe vendimi. GJYQI I NGOOSË

Një tjetër ngjarje që do të turbullont­e jo pak ambientin bardheblu ishte një gjyq i sulmuesit

Majkëll Ngoo në Angli. Futbollist­i ndodhej prej disa ditësh atje dhe nuk dihej arsyeja e vërtetë, por një shkrim i botuar nga mediat angleze tha se futbollist­i kishte një proces gjyqësor të hapur për shitjen e një lloji tullumbace­je me një gaz, i cili

CËRRIKASIT

të sillte në qejf gjatë një festivali. Autori i 11 golave me bardheblut­ë u dënua me gjobë dhe do të jetë në fushë në ndeshjen me fierakët. PRESIONI I BYLISIT

Katër pikë larg nuk janë shumë dhe Bylisi, rivali kryesor i Tiranës në grupin B, në

garën për ngjitje në Superiore nuk është dorëzuar. Kjo ka bërë që bardheblut­ë të futen pak në presion dhe të kërkojnë me çdo kusht që të marrin fitore në ndeshjet e radhës, pa harruar se do të kenë edhe dy ndeshjet direkte me ballshiotë­t dhe

BESIMI

deri atëherë diferenca duhet ruajtur e paprekur. TERRENI I RËNDUAR

Për shkak të ndeshjeve të fundit që janë luajtur aty, terreni i stadiumit "Selman Stërmasi" është në gjendje të rënduar. Shirat që kanë rënë në kryeqytet gjatë ditës së djeshme, nuk japin shpresë për përmirësim. Një gjë e tillë ka shqetësuar trajnerin Ze Maria, pasi skuadra e tij luan futboll me shumë pasime dhe në një në terren të tillë është e pamundur për një gjë të tillë. Nuk duhet harruar se për terrenin është ankuar edhe përfaqësue­sja e Norvegjisë që kreu aty një seancë stërvitore. FRIKA NGA APOLONIA

Fierakët nuk luftojnë për garën në Superiore, megjithatë kanë në përbërje lojtarë cilësorë që duan të shfaqin

vlerat e tyre. Një gjë të tillë ata e kanë treguar në ndeshjen e fazës së dytë ndaj Tiranës, që u luajt në stadiumin "Loni Papuçiu", ku i morën bardhebluv­e një barazim. Kjo ka bërë që te Tirana të mobilizohe­n dhe të mos lejojnë përsëritje­n e të njëjtës situatë, pasi kjo do t'i jepte mundësinë Bylisit që t'i afrohej në tabelën e klasifikim­it. DËMTIMI I LIKËS

Portieri Ilion Lika është një nga pikat e forta të Tiranës në formacion, por dëmtimi i tij ka shqetësuar jo pak stafin teknik. Lojtari ka bërë stërvitje të diferencua­r ditët e fundit dhe gjendja e tij është drejt përmirësim­it, por mbetet ende në dyshim nëse do të aktivizohe­t ndaj Apolonisë. Për një gjë të tillë do të vendoset vetëm ditën e takimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania