Panorama Sport (Albania)

Apolonia pa presion, ja s ida përballë Tiranës

Mbrojtësi Broshka: Nuk bëhemi palë, do surprizojm­ë

- BUJAR RAMA

Kampionati përfun don javën e fundit. Duket se kjo është motoja aksiomatik­e për Apoloninë e Fierit. Të paktën, kështu deklarohet nga lojtarët dhe stafi teknik, duke shprehur dhe bindjen e tyre se nuk e kanë një qëndrim thjesht deklarativ e mediatik. Dhe ndeshja e radhës për ta dëshmuar diçka të tillë do të jetë kundër Tiranës kryesuese, në fushën e kësaj të fundit. Fierakët treguan gjatë javëve të fundit se nuk kanë ndërmend të tolerojnë askënd dhe do të hyjnë në fushë për të marrë maksimumin përballë çdo rivali. Fillimisht, Apolonia ndali Tiranën në Fier në një barazim pa gola. Më pas, fierakët surprizuan Bylisin në një barazim 2-2 në Ballsh, ndërsa në takimin e luajtur pas disa ditësh në "Loni Papuçiu", u mundën vetëm për shkak të gjykimit. Nesër, Apolonia do të tentojë sërish të ndalë bardheblut­ë. Edhe pse fierakët nuk kanë më synime në këtë kampionat, po aplikojnë një futboll të pastër dhe larg aleancave. Këtë e tregojnë rezultatet dhe angazhimi i skuadrës në çdo ndeshje.

BROSHKA

Mbrojtësi i bardhejesh­ilëve, Klajdi Broshka shprehet për gazetën "Panorama Sport" se për këtë takim është punuar me angazhim maksimal nga e gjithë skuadra fierake që pretendon të mos dalë e humbur

nga kjo transfertë. "Së pari, për të hequr çdo mëdyshje të mundshme, dua të theksoj me forcë se në asnjë rast ne nuk do ta ulim impenjimim tonë, në asnjë ndeshje dhe përballë kujtdo që të luajmë. Këtë që them do ta dëshmojmë në fushë. Kjo javë na rezervon një kundërshta­r special, Tiranën kryesuese. Ata janë pa diskutim skuadra më e mirë e kampionati­t dhe kjo gjë nuk ka nevojë për komente. Apolonia nuk është favorite në këtë ballafaqim, por kemi avantazhet tona në disa aspekte. Mbi të gjitha nuk vuajmë për rezultat, pasi pozicioni në tabelë na e lejon diçka të tillë. Është ky fakti që krijon së jashtmi dhe idenë se do të luajmë pa nerv në fushë. Por, këtu qëndron dhe e veçanta e skuadrës sonë. Ne kemi egon dhe ambicien tonë për të dëshmuar vlerat më pozitive dhe Tirana është mundësia më e mirë, pasi gjithçka demonstroh­et ndaj ekipit më të fortë. Nuk është 'tabu' pika në Tiranë apo dhe më shumë se kaq, ndonëse kjo gjë tingëllon paksa euforike për të tjerët. Do të luajmë qetë dhe me besim, ashtu siç bëmë dhe fazën e dytë në Fier", deklaroi për "Panorama Sport" mbrojtësi i Apolonisë, Klajdi Broshka. Trajneri i skuadrës, Ndriçim Kashami, i ka pasur të gjithë lojtarët në dispozicio­n gjatë javës dhe pritet që ekipi të jetë në formë në ndeshjen që do të luajë nesër në "Selman Stërmasi". Takimi do të luhet të mërkurën në orën 14:00.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania