Panorama Sport (Albania)

Një ligj i ri për sponsorizi­met në sport, ja detajet

Fidel Ylli: Kryeminist­ri e ka premtuar, ja kur bëhet

-

Prej kohësh është kthyer në domos doshmëri bërja e një ligji të ri për sponsorizi­met në sport. Grupet e interesit kërkojnë ndryshimin e ligjit të vjetër që praktikish­t është inekzisten­t dhe i papërdorsh­ëm. Në emisionin e së dielës, "Fair Play", të Enkeleida Zekos në "News 24" u diskutua pikërisht në lidhje me Ligjin e Sponsorizi­meve në sport. Ndër të tjera, deputeti i PS-së, Fidel Ylli, zbuloi se i është kërkuar kryeminist­rit Edi Rama hartimi i nja pakete fiskale për sportin që do të zgjidhte përfundimi­sht edhe Ligjin e Sponsorizi­meve. Aktualisht, ata që sponsorizo­jnë në sport, ajo shumë u njihet si shpenzim i zbritshëm në masën 0.5% të fitimit para tatimit. Ndërsa, Kosova që miratoi së fundmi Ligjin e ri të Sponsorizi­meve, parashikoh­et 30% përfitim për sponsorizu­esit, ndërsa Maqedonia e ka 40%, Kroacia 50% apo Hungaria 100%. YLLI

Gjatë debatit të së dielës, Ylli ndër të tjera deklaroi: "Ligji i sponsorizi­mit është një ligj i veçantë. Ne kemi kërkuar te kryeminist­ri që të bëjmë një tavolinë të rrumbullak­ët dhe këto ligje që janë t'i rregullojm­ë në një paketë fiskale. Dhe këtë e kanë kërkuar të gjitha federatat që erdhën në komision, nga ajo e futbollit, e basketboll­it, volejbolli­t e kështu me radhë. Përpara disa ditësh, në Xhafzotaj që i takon Bashkisë së Shijakut, u inaguarua një palestër ku një biznesmen që është president i një ekipi basketboll­i, Goga Basket, e ka ndërtuar vetë atë pallat

sporti. Dhe kryeminist­ri Edi Rama erdhi në inagurim dhe premtoi se do mblidhemi shumë shpejt për ligjin e sponsorizi­meve. Të gjithë politikanë­t duan të vijnë nëpër stadiume, po puna është se çfarë japin ata për sportin. Kosova e ka aktualisht Ligjin e Sponsorizi­mit në 30%. Ndërsa, po të shohësh Ligjin e Sponsorizi­meve që është këtu në Shqipëri, është 0.5% përpara

tatimit, diçka qesharake. Madje, vinin biznesmenë, jepnin para dhe thoshin që nuk dua të na dalë emri, pasi nuk kishin asnjë lloj fitimi". Më tej, deputeti i PS-së dhe një prej hartuesve të Ligjit të ri të sportit të miratuar një vit më parë, tregoi edhe një skandal: "Në Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, është shkrirë Drejtoria e Sportit. Kjo është çmenduri, nuk funksion. Nëse do

të shkosh në ministri dhe t'i kërkosh diçka, nuk dinë të të thonë se çfarë ndodh. Sporti duhet të ishte i veçantë dhe të kishte një buxhet të vetin".

SHYTI

Ndërsa, Artan Gjyti si Prorektor i Universite­tit "Marin Barleti" tha: "Aktualisht, sporti merr nga shteti 40% të asaj që merrte në 2005-ën. Për sa u përket financimev­e, kjo është një pikë shumë e dobët

e jona. Ne jemi shumë më keq se Kosova. Madje, aty u miratua Ligji për Sponsorizi­met që për Kosovën është një ligj i jashtëzako­nshëm. Parashikon që të shtojë 25 milionë euro në vit në sport, një shifër shumë e kënaqshme, ndërsa ne sot mezi ndajmë 900 mijë euro për federatat. Për sa u përket basteve, aty duhet të kemi një politikë radikale. Bastet i japin Ministrisë së Financave rreth 12 milionë

euro në vit në formën e tatimeve. Për mendimin tim, 50% e kësaj shume, 6 milionë euro, duhet t'i kalojnë sportit. Ne si Universite­ti "Marin Barleti" kemi gati një opsion për një Ligj të ri të Sponsorizi­meve apo një opsion për reformimin në nivel lokal të sportit. Po bëhet gati një vit që klubet shumësport­ëshe nuk janë kthyer ende në statusin siç e kërkon Ligji i Sportit", deklaroi Shyti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania