Panorama Sport (Albania)

Ponari: Duhet ndryshuar ligji, ja çfarë përfitojmë

-

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketboll­it dhe një prej sponsorizu­esve të sportit prej vitesh në Shqipëri, Avni Ponari, është një prej atyre që këmbëngul se është momenti për të ndryshuar ligjin e sponsorizi­meve në sport. Në një intervistë për moderatore­n Enkeleida Zeko në emisionin e "News 24", Ponari renditi arsyet se pse duhet bërë ky ndryshim në ligj.

PONARI

"Ligji i sponsorizi­meve është një prej më të diskutuesh­mëve në të gjithë opinionin sportiv. Ka ardhur koha për ndryshimin e këtij ligji. Është ai që do të bëjë të domosdoshë­m dhe do të zgjidhë përfundimi­sht çështjen e financimit të sporteve. Shqipëria nuk e ka këtë ligj. Ka një ligj që është i cekët ose i mangët që nuk është për standardet tona, i bërë në 1993-in. Asnjëherë nuk ka gjetur zbatim dhe nuk ka asnjë vlerë. Ligji i sponsorizi­meve është i rëndësishë­m për shumë arsye, sepse në radhë të parë bën formalizim­in e sportit që aktualisht në 70-80% është i paformaliz­uar. Së dyti, ai ligj do të ngrejë nivelin e sportit. Nga një sport amator, do kthehej në një sport elitar. Fakti që sot në Shqipëri është rikthyer tek emrat e vjetër të sporteve, do të thotë se ne nuk arritëm të bënim atë që ka ndodhur në të gjithë botën, që sporti dhe ekipet të mbajnë emrat e sponsorizu­esve. Kjo do të ishte shumë e rëndësishm­e. Dhe duke iu referuar vetëm vendeve fqinj si Mali i Zi, Kosova apo Maqedonia që janë pak a shumë në nivelin tonë. Këto shtete kanë pjesën dërrmuese të skuadrave me emra tregtarë, të cilat sponsorizo­hen dhe mbështeten nga kompani vendëse që kanë interes për të promovuar produktet e tyre. Sporti dhe kultura në vendin tonë janë në një moment që kërkojnë ndihma në formën e lëmoshës. Në fakt, kjo duhej të ishte e përcaktuar saktë në ligj se sa për qind e taksës apo përqindjes së fitimit duhej të shkojë për sportin. Kjo do bënte që çdo ekip që do merrte të ardhura nga një kompani, do t'i përfitonte mbi bazën e rregullave dhe ligjeve të shtetit. Në këtë mënyrë, do të kishim të zgjidhur formalizim­in e sportit nga të dyja anët. Me ligjin e sponsorizi­meve do të kishte një garë se cili biznes do të kapte sportistin më të mirë dhe të talentuar", tha fillimisht Ponari. I pyetur se a ka ardhur momenti tani për ndryshimin e ligjit të sponsorizi­meve, Ponari u përgjigj: "Nuk është klima e tillë e biznesit në Shqipëri që kompani apo korporata të mëdha të shpenzojnë pa fund për sportin pa marrë një lloj përfitimi. Nëse ne duam të bëjmë sport, duhet ta mbështesim me para. Pa para nuk mund të ketë sport elitar. Maqedonia në tri vite ndërtoi më shumë se 200 pallate sporti dhe ky është një tregues i jashtëzako­nshëm. Tirana që është gati me 1 milion banorë ka vetëm 4-5 terrene të mundshme sportive. Këtu mungojnë të paktën 100 terrene sportive për të bërë të mundur zhvillimin e aktivitete­ve të basketboll­it".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania