Panorama Sport (Albania)

1umenige: 1obert Levandovsk­i është i pashitshëm

-

Robert Levandovsk­i po përflitet çdo ditë e më shumë për një largim të tijin nga skuadra bavareze. Polaku duket se do t'i bashkohet Realit të Madridit në fund të sezonit. Thuhet se bomberi ka arritur një kontratë paraprake me madrilenët, ai do të fitojë 16 milionë euro për 3 sezone. Por, asgjë nuk është zyrtare, lojtari ka refuzuar të flasë për këtë çështje, duke shmangur çdo pyetje. Por, në Spanjë janë të bindur që ai do të luajë përkrah Ronaldos në "Bernabeu". Në një intervistë për "Kicker", Rumenige ka thënë të kundërtën e asaj që spekulohet në mediat spanjolle dhe gjermane. "Levandovsk­i do të vazhdojë të luajë gjatë për ne. Ai është i pashitshëm. Këtë jua garantoj. Po të doni vendosni dhe bast për këtë që po ju them. Ai është një nga sulmuesit më të mirë në Europë. Kundër dëshirës së klubit të Bajernit nuk ka asnjë shans që Roberti të lëvizë nga Mynihu", u shpreh Rumenige. Ai u duk shumë i sigurt në fjalët e tij. Së bashku me Hënesin, ata nuk duan që polaku të largohet në merkaton e verës. Por, dhe nëse ata do të tundoheshi­n nga ndonjë ofertë e majme nga Madridi, ajo duhet të jetë shumë më shumë seç paguan bavarezët kur e morën nga Dortmundi sulmuesin në 2013. Por, Bajerni ka filluar të mendojë më të keqen, duke hedhur vështrimin te Timo Verner, sulmuesin që luan për Lajpcigun. Lojtari luajti në formacioni­n e parë në ndeshjen e përfaqësue­ses kundër Spanjës në miqësoren e ditës së premte. Ai bëri një paraqitje shumë pozitive, duke marrë vëmendjen e shumë analistëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania