Panorama Sport (Albania)

Dani Alvesh: Me Gjermaninë do të jetë si një klasike

Kapiteni i *ra+ilit: )ë shkuarën nuk e ndryshojmë dot

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Humbja E-1 në F ko rrikun e 4 viteve më parë në gjysmëfina­len e Botërorit të luajtur në shtëpi, është ende një plagë e hapur për Brazilin dhe brazilianë­t. Sot "Seleçao" do të përballet kundër Gjermanisë për herë të parë pas asaj disfate historike. Dhe sipas mediave braziliane do të zbresë në fushë i njëjti formacion që mposhti Rusinë të premten e shkuar, me vetëm një ndryshim: Fernandinj­o në vend të Duglas Kostës. Mesfushori i Sitit ishte një nga protagonis­tët negativë të mbrëmjes së Mineiraos, ashtu si tre titullarët e tjerë të mundshëm në sfidën e sotme, Marselo, Paulinjo dhe Uillian. Pjesë e asaj skuadre ishte edhe Dani Alvesh dhe Tiago Silva, por që nuk zbritën në fushë, respektivi­sht për zgjedhje teknike dhe skualifiki­m. Të dy pritet të jenë nga minuta e parë në Berlin, madje i pari edhe me shiritin e kapitenit në krah. Mbrojtësi i djathtë do ta mbajë këtë përgjegjës­i për herë të katërt me Titen në stol, i cili ka vendosur për të mos emëruar një kapiten të përhershëm Hnë 19 ndeshje ka pasur 15 kapitenë të ndryshëmI. "Ka gjithnjë disa vësh- tirësi kur luan me një skuadër të këtij niveli. Është një klasike botërore. Siç e kam thënë shpesh kur më kanë pyetur për këtë, ti nuk mund ta ndryshosh të shkuarën, mund të ndryshosh vetëm të tashmen. Ne kemi gjithashtu kujtime të bukura në ndeshjet kundër

Gjermanisë, por pas asaj që ndodhi në Botëror, na kanë dalë përpara sfida të reja dhe krejt të ndryshme. Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja ekipet". Mbrojtësi i PSG- së mezi po pret që të tregojë ndryshimet që ka pësuar Brazili këto katër vite: "Mendoj se do

të jetë një ndeshje e shkëlqyer. Skuadra jonë është përmirësua­r shumë prej asaj humbjeje. Ne e përgatisim çdo ditë veten për një ditë si kjo. Do të jetë një ndeshje e barabartë". Shumë debat ka hapur topi "Telstar" që do të përdoret në Botëror dhe ata që janë ankuar,

janë natyrisht portierët, të cilët paralajmër­ojnë se do të ketë shumë gola nga distanca. Por, nëse ai do të jetë makthi i tyre, Dani Alvesh thotë se "ai është një kënaqësi për lojtarët që provojnë të godasin nga jashtë zone, por një problem për ata që mbrojnë portën".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania