Panorama Sport (Albania)

Trajneri i Suedisë: Duhet të më telefonojë ai mua, jo unë atij

-

"Më telefonojn­ë çdo ditë për të më pyetur si jam". Zlatan Ibrahimovi­ç ndoshta ka mbetur i surprizuar, por fjalët e tij e kanë zemëruar Jan Andersonin, trajneri që dërgoi Suedinë në Botëror pasi eliminoi Italinë në "play-off". E pabesueshm­e, por e vërtetë. Ibra u tërhoq nga kombëtarja dy vite më parë, pas Europianit, por kualifikim­i i ish-shokëve të tij në Rusi dhe ndoshta sezoni për t'u harruar në Mançester, i kanë rindezur dëshirën për të veshur edhe njëherë fanellën e vendit të tij: "Nëse do dua që të shkoj në Botëror, atëherë do të jem. Përndryshe, jo". Problemi është se tekniku nuk e mendon ekzaktësis­ht si Zlatan: "Këtu komandoj unë. Nuk ka dyshime që i zgjedh unë futbollist­ët, vetëm unë". Anderson e ka me 36-vjeçarin, por edhe me drejtuesit e federatës, që sipas fjalëve të Ibrës, e kanë bombarduar me telefonata. "Zlatan e ka marrë vendimin për të lënë kombëtaren në vitin 2016. Dhe duke respektuar vendimin e tij nuk do të jem unë ai që do t'i telefonoj. Nëse e ka rimenduar, atëherë le të më telefonojë. Por, unë nuk e marr në telefon". Ai që i hodhi benzinë zjarrit është menaxheri i kombëtares, Hakan Sjöstrand. "E bën si tifoz i Junajtid", ishte përgjigjja ironike e Andersonit. "Flas me Zlatanin sepse do të mbetet gjithnjë një personazh i rëndësishë­m i futbollit tonë dhe është i rëndësishë­m edhe për të ardhmen që të kem një raport të mirë me të", replikoi Sjöstrand. Me telefonata apo jo, nëse Ibra në dy muajt e ardhshëm, do të tregojë te Los Anxheles Galaksi se është në nivele të larta pas këputjes së ligamentit të gjurit një vit më parë, do të jetë e vështirë për të që të mos bëjë hapa pas dhe e pamundur për Suedinë që të mos e grumbulloj­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania