Panorama Sport (Albania)

Italia kërkon golin, sytë drejtohen nga Beloti

Bomberi i Torinos, i duhur për të ndalur “agjërimin”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

i "Wembley"-n nuk e ka parë kurrë, të paktën jo si lojtar. Në stadiume të tilla, Andrea Beloti ka zbritur rrallë. I ka ndodhur në "Bernabeu" kur Italia u mund 3-0, por edhe fundjavën e kaluar kur Italia pësoi disfatë nga Argjentina pa Leo Mesin. Golat ndaj të mëdhave në miqësore i kanë munguar, por ky i sotmi ndaj Italisë mund të jetë një shans i rëndësishë­m për "Gjelin" torinez. Në një intervistë për televizion­in shtetëror italian, sulmuesi ka rrëfyer: "Ndeshjet në një stadium prestigjio­z si 'Wembley' janë gjithnjë një vitrinë e bukur dhe shumë më e rëndësishm­e se ato të zakonshmet. Historia e këtij impianti është e njohur dhe dihen emocionet që ajo përcjell. Sytë e të gjithëve do të jenë mbi ne, miliona njerëz nga e gjithë bota do të shohin ndeshjen tonë me Anglinë".

TITULLAR - Mosha 24vjeçare duket e duhura për një futbollist për të shtuar në kurrikulum­in e tij ndeshjet e rëndësishm­e, pavarësish­t se për sa i përket golave, Beloti ka qenë gjithnjë konstant. Italia ka katër ndeshje që nuk shënon, por Beloti e merr me filozofi: "Nuk mjafton ta duash golin për ta gjetur. Shpesh më thonë që duhet të shkoj në një ekip të madh, të shënoj dhe të kuptoj se çfarë është e duhura për mua. Nuk më intereson të shkoj në ekipe të mëdha për të mos u aktivizuar, ndaj nëse largohem nga

Torino, kjo do të ndodhë për të luajtur diku tjetër". As përditësim­i i statistika­ve nuk është një fiksim i sulmuesit të Torinos, i cili sqaroi: "Mendoj se një sulmues nuk duhet të mendojë vetëm për golat, por edhe të ndihmojë skuadrën. Ky është mentalitet­i me të cilin zbres në

fushë, mbrojmë së bashku për të sulmuar së bashku".

LIDER - Derbi i qytetit nuk ka infektuar kombëtaren. Për Belotin, lideri mbetet Xhixhi Bufon, teksa imazhet e sfidës së dyfishtë ndaj Suedisë janë një kujtim për t'u harruar. Për 24-vjeçarin ka nisur momenti i ringritjes, teksa sqaroi: "Jemi Italia dhe nuk duhet të harrojmë se jemi një kombëtare e madhe. Për fat ka akoma ndeshje ku mund të tregojmë vlerat tona, por e sigurt është që duhet të punojmë për të evituar në të ardhmen figurat si ajo ndaj Suedisë".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania