Panorama Sport (Albania)

Mesi “skarcon” Dibalën: Të dy nuk luajmë dot

"Paulo ka të drejtë, kemi pozicion të njëjtë"

- PWRGATITI: GENTJAN ALINANI

Kupa e Botës është shndërruar në një fiksim për Leo Mesin. Botërorin e Rusisë e quan si shansin e fundit për të triumfuar. Ai ngroh "motorët" për të luajtur në miqësoren e sotme kundër Spanjës, por në intervistë­n e dhënë për "Fox Sport", ai i jep një mesazh të qartë sulmuesit të Juventusit Paulo Dibala: Ne nuk mund të luajmë dot të dy në kombëtare.

Nuk luajtët ndaj Italisë. Ju pëlqeu mënyra si u soll skuadra?

Ideja ishte që të luaja në miqësoren me Italinë, por jam i lumtur për rezultatin që mori kombëtarja, për lojën që zhvilloi dhe për mënyrën se si u soll në fushë. Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe fitorja në këto momente na jep shumë besim për të ardhmen.

Po ndaj Spanjës do të luani?

Do të shoh në stërvitjen e fundit sesi do të jem, por kam shumë dëshirë të zbres në fushën e lojës. Do të vendos bashkë me trajnerin. Ndihem më mirë dhe shpresoj që do të luaj këtë herë.

Sa besim ka në skuadër se mund të fitoni Botërorin?

Ky grup lojtarësh e di që është shansi i fundit dhe do të provojmë më shumë se kurrë për të bërë realitet ëndrrën. Kam folur me të gjithë shokët e skuadrës dhe po e konsideroj­më si një shans të bukur për të bërë histori. Jemi të gjithë bashkë dhe do të provojmë. Këto ditë jemi stërvitur mirë dhe kemi hedhur bazat. Nuk duhet të mendojmë: këtë herë ose kurrë. Ne duhet të mendojmë vetëm për të luajtur dhe për të treguar vlerat tona në fushën e lojës. Por duhet ta dimë që është shansi i fundit dhe kjo gjë të na shërbejë si një motiv më shumë.

Është krijuar ideja se Argjentina duhet të fitojë tani sepse ka Mesin në fushë dhe se në të ardhmen do të ketë më pak shanse...

Nuk mund të them se Argjentina duhet ta fitojë patjetër Botërorin në këto momente sepse më ka mua në fushë. Ndoshta momenti mund të vijë edhe kur unë të largohem, sepse në skuadër do të afrohen lojtarë shumë cilësorë dhe mund ta ndihmojnë kombëtaren. Unë thashë që ky grup duhet të bëjë më të mirën për të triumfuar.

Keni folur me Dibalën

pas deklaratës së tij kur tha se nuk mund të luante dot me Mesin?

Po kam folur, por shumë pak. Në atë moment kur Dibala e tha këtë gjë, unë e kuptova. Është e vërtetë kjo që tha ai. Te Juventusi luan në të njëjtin pozicion si unë. Përpiqemi të sulmojmë të njëjtat zona, të bëjmë të njëjtat lëvizje. Kur ishim të dy në fushë, atij i duhej të spostohej pak më shumë në të majtë dhe aty nuk ndihej mirë. Ai

nuk është mësuar dhe ka të drejtë sepse për ne është e vështirë të luajmë nga krahët. E kuptova deklaratën e tij dhe nuk e mora kurrë si një sulm ndaj meje.

A është fotoja afër Kupës së Botës më e trishtuesh­mja në jetën tuaj?

Nuk ishte moment i mirë dhe menduam se ishte viti i duhur për të triumfuar. Por tani kemi një tjetër shans dhe do të bëjmë të pamundurën në Rusi për të triumfuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania