Panorama Sport (Albania)

“Pankina e Artë”, nderohet Alegri

Trajneri ironi me homologun Sarri: I uroj fat të gjithëve për sezonin, por jo atij

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

asimiliano Alegri për të tretin vit radhazi fiton "Pankina e artë", çmimin e akorduar nga trajnerët që zgjedhin më të mirin prej tyre. Ceremonia u zhvillua në Koverçiano, pasi të gjithë teknikët pjesëtarë të Sindikatës së Trajnerëve kishin dhënë votat e tyre. Në vend të dytë u rendit Xhan Piero Gasperini për sezonin fantastik në krye të Atalantës, ndërsa në të tretin Mauricio Sarri.

Në fjalën e rastit, Maks Alegri falënderoi kolegët për vlerësimin dhe deklaroi: "Meritat i takojnë lojtarëve, stafit dhe klubit tim që nuk kanë reshtur së më mbështetur­i. Nëse jam në krye të një pankine prestigji si ajo e Juventusit, merita i takon atyre". "I uroj të gjithë kolegëve shumë suksese, ndërsa Sarrit disi më pak se të tjerëve", përfundoi me humor fjalimin e tij strategu bardhezi.

TITULLI - Në përfundim të ceremonisë, Alegri u ndal për mediat me të cilat komentoi pjesën e mbetur të ka-

mpionatit, duke sqaruar se: "Juve dhe Napoli do të shkëmbejnë goditje deri në momentin e fundit. Kemi tri ndeshje direkte ndaj Napolit, Romës dhe Interit ndaj nevojitet qetësi për secilën sfidë". Përveç kampionati­t, Alegri ka disa hesape edhe në Ligën e Kampioneve kundër Realit, pa harruar edhe Milanin në finalen e Kupës së Italisë. Në lidhje me këto takime, kreu i stolit juventin tha: "Me Milanin do të përballemi në fundjavë për kampionati­n dhe në finalen e kupës. Gatuzo ka bërë disa rregullime dhe kuqezinjtë duken një skuadër tjetër në krahasim me fillimin e sezonit. Nuk kemi një kalendar të lehtë, por na duhen fitoret me Milanin si për të ruajtur ritmin në kampionat dhe ashtu edhe për t'i shtuar një trofe tjetër sezonit

tonë. Për sa i përket Realit, nuk mund të nisim të mendojmë që tani për atë ndeshje, pasi siç thashë duhet t'i marrim takimet me radhë. Pas Milanit do të mendojmë edhe për madrilenët".

DIBALA - Kalendar i vështirë, por të paktën Alegri po rikuperon disa nga njerëzit e tij kyçë. Pa dyshim, njëri syresh është edhe Paulo Dibala, për të cilin trajneri i "Zonjës së Vjetër" tha: "Që kur u riaftësua, ka punuar shumë dhe po rigjen formën maksimale. Ai na ka ndihmuar me gola shumë të rëndësishë­m. Mungesa e grumbullim­it me

Argjentinë­n i ka dhënë një stimul më shumë, pasi ai dëshiron dhe ka të gjitha mundësitë për të shkuar në botëror. Dibala është një lojtar që mund të përmirësoh­et edhe më shumë, ndaj së shpejti do të jetë ndër më të mirët e botës. Paulos i duhet vetëm të përqendroh­et në fundin e sezonit, pasi ai së bashku me shokët e tij duhet të kenë ambicien për të kapërcyer një ekip si Reali, por edhe për të siguruar titullin e shtatë radhazi si kampion në Itali, një arritje që zor se do të barazohet nga ndonjë ekip tjetër në të ardhmen në Serinë A".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania