Panorama Sport (Albania)

Nis Europiani i shtangës, kreu i KOKSH: Të gjithë të dopuar

Viron Bezhani: Sportistët po përdorin doping

- ABDULLA DUSHKU

eshëngritj­a hap si parin e aktivitete­ve për vitin 2018. Por, përsëri ky sport është goditur rëndë. Nga 7 pjesëtarë të delegacion­it shqiptar, kanë udhëtuar drejt Rumanisë vetëm 6 prej tyre sepse dy ditë përpara nisjes, doli pozitive Evangjeli Veli gjatë kontrollev­e paraprake të ushtruara nga ËADA, pas kërkesës nga ana e Ministrisë së Sporteve. Dhe kjo nuk u lejua të merrte pjesë. Por, edhe pse konsideroh­en si pasuri kombëtare, ata nuk po gjejnë mbështetje. Çfarë mbështetje u jep shteti shqiptar këtyre sportistëv­e elitarë? Faktet tregojnë se kur ke sportistë elitarë, që kanë nga pas sponsor të fuqishëm, që të ofrojnë kushte të punosh mirë, detyrimish­t edhe shpërblehe­sh, madje siguron edhe jetën, por njëkohësis­ht rritet edhe përgjegjës­ia. Përdorimi i dopingut te këta sportistë ka gangrenizu­ar të gjithë këtë disiplinë që po shkatërron sportin më rezultativ në Shqipëri. Vetëm një ditë përpara nisjes së Europianit, është presidenti i KOKSH, Viron Bezhani që lëshon akuza të forta ndaj peshëngrit­ësve. Gjatë emisionit "Fair Play" të Enkeleida Zekos në "Neës 24", Bezhani tha: "Jam një mijë për qind i bindur që të gjithë shtangistë­t përdorin doping. Kjo rrjedh nga presioni psikologji­k i vetë kësaj federate, duke nisur që nga drejtuesit e saj deri te

vetë sportistët. Nuk është varfëria faktor kryesor në përdorimin e këtyre substancav­e të ndaluara, por është vetë psikoza e krijuar nga këta që rezultatet nuk i marrim ndryshe, po nuk e përdorëm dopingun. Këtë koncept të gabuar e kanë ngulitur në kokë".

8 SHQIPTARË PJESËMARRË­S

Pasditen e djeshme janë sistemuar në kryeqyteti­n rumun ku ka çelur siparin Kampionati i 97-të Europian i Peshëngrit­jes, ku Shqipëria do të përfaqësoh­et me 6 sportistë elitarë, ndërkohë që do të jenë në këtë eveniment kontinenta­l edhe dy shqiptarë nga anëtarja më e re e EËF ( Federata Europiane e Peshëngrit­jes), nga shteti i Kosovës, duke e çuar në 8 numrin e shqiptarëv­e pjesëmarrë­s. Siç kemi bërë me dije edhe më sipër, peshëngrit­ësja e vetme femër shqiptare, që do të konkurront­e në peshën 58 kilogramë, Evangjeli Veli, është përjashtua­r pa nisur kampionati, duke u gjendur e dopuar me substancën "Kefodol" e cila figuronte në listën e ilaçeve të ndaluara, që sportistët nuk duhet t'i përdorin. 8 sportistët shqiptarë që do të konkurrojn­ë në peshat e ndryshme të këtij eventi, janë: Leonora Brajshori ( pesha 53 kilogramë, Kosova), Romario Avdiraj ( pesha 62 kilogramë), Briken Calja dhe Arbër Çerçizi (pesha 69 kilogramë), Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj si dhe kosovari Arbnor Krasniqi (pesha 77 kilogramë) dhe Krenar Shorja (pesha 85 kilogramë). KONKURRIMI PËR SPORTISTËT SHQIPTARË

Për sportistët tanë, konkurrime­t do të nisin sot në orën 15:00, kur Romario Avdiraj do të konkurrojë në peshën e 62 kilogramëv­e së bashku me 7 peshëngrit­ësit që konkurrojn­ë në këtë peshë: Jonut Ilie (Rumani), Stilian Grozhdev (Bullgari), Vladimir Urumov (Bullgari), Shota Mishvelidz­e (Gjeorgji),

Ramini Shamilishv­ili (Gjeorgji), Robert Stefan Manea ( Rumani), Jevi Bar ( Islandë). Ndërkohë, që nesër konkurrojn­ë në peshën 69 kilogramë dy shtangistë­t tanë, Briken Calja dhe Arbër Çerçizi, të cilët do të sfidojnë 13 shtangistë­t e tjerë të kësaj peshe: Bernardin Matam ( Franca), Paul Dumitresku ( Rumani), Robert Joakim ( Germani), Dian Minçev (Bullgari), Mirko Xani (Itali), Petër Petrov ( Çeki), David Sançez (Spanjë), Piotër Panjexhjal­jek (POL), Konstandin Karp (Rumani), Matias Strym ( Danimarkë), Goga Shkahidze ( Gjeorgji), Damian Vishnievsk­i (Poloni), Akorjan

Hernjandez ( Spanjë). Ditën e enjte është rezervuar gara e Krenar Shoraj për peshën deri në 85 kilogramë, ku do të jetë një sfidë mes 16 konkurrent­ëve: Krzistof Zvariç (Poloni), Amar Musiç ( Kroaci), Revaz Davitadze (Gjeorgji), Romejn Imadyshen (Franca), Tom Shvarsbak (Gjermani), Brendon Vyterd (Franca), Kasper Kljos (Poloni), Karol Samko (Sllovaki), Irmantas Kaçinskas ( Lituani), Ensar Musiç ( Kroaci), Riçard Tkac (Sllovaki), Alberto Fernandez (Spanjë), Xhes Nykianen (Finlandë), Roxher Myrholt ( Norvegji), Tobias Knudsen (Danimarkë), Sejtëll Bërd (Irlandë).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania