Panorama Sport (Albania)

Bruno Kola dhe Krisel Sota më të mirët, Vllaznia dhe Apolonia fituese

-

Është bërë tashmë një traditë e bukur nga Bashkia e Kavajës, e cila në bashkëpuni­min e ngushtë me Federatën Shqiptare të Çiklizmit dhe klubin shumësport­ësh Besa, kanë organizuar Kupën "26 Marsi" kushtuar Ditës së Demokracis­ë së Kavajës. Si çdo 26 Mars edhe në garën e këtij viti morën pjesë ekipet më të mira të çiklizmit shqiptar e konkretish­t: Vllaznia, Apolonia, Partizani, Tirana, Besa (me cilësinë e vendit organizato­r), Teuta, Flamurtari, Skënderbeu, Elbasani, Pogradeci dhe Burreli. Gara startoi dhe u mbyll nën praninë e një numri të madh

ndjekësish të këtij sporti dhe nga qindra qytetarë kavajas, sidomos nga mosha të reja, të cilët kanë mbetur mjaft të kënaqur. Për Kategorinë Kadetë dhe Xhunior, çiklistët përshkuan 106 km në aksin Kavajë - rrethrrotu­llimi i Ardenicës dhe kthim në Kavajë. Ndërsa për kategorinë

Elitë dhe U-23: Kavajë - rrethrrotu­llimi Fier e kthim në Kavajë me gjatësi 119 km. Çiklistëve pjesëmarrë­s, stafeve të tyre dhe përfaqësue­sve të FSHÇ-së i ka uruar mirëseardh­jen në një ceremoni të bukur e kuptimplot­ë nënkryetar­i i Bashkisë së Kavajës, Dorian Gjuzi, ndërsa sinjalin

"start" të "Garës Kombëtare 26 Marsi" e ka dhënë drejtori i Kulturës dhe Sporteve pranë kësaj bashkie, Genci Gjylsheni. Për sa i takon garës, ajo është ndjekur nga gjyqtarët, Mimi Gjyzeli e Abedin Guzja. Për tre vite radhazi, Vllaznia bëhet pronare e çiklizmit në këtë qytet, duke ruajtur traditën. Ndërsa është shpallur fitues për Kadetë dhe Xhunior, çiklisti i talentuar Bruno Kola. Në Elitë dhe U- 23 ka qenë Apolonia që ka bërë diferencën me ekipet e tjera dhe fituesi ka dalë Krisel Sota, një çiklist mjaft i përgatitur e me shumë përvojë. Pas përfundimi­t të turneut Skënder Anxhaku, president i kësaj federate, u shpreh: "Këtë vit, çiklizmin shqiptar e presin sfida të tjera edhe më të bukura edhe më interesant­e. Modelin më të bukur organizues sigurisht e dha Kavaja". Feriz Ferizaj

 ??  ?? Dy çiklistët fitues, Bruno Kola e Krisel Sota
Dy çiklistët fitues, Bruno Kola e Krisel Sota

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania