Panorama Sport (Albania)

SHQIPËRI MEDIOKRE! Norvegjia na mban në ajër

Propozim për martesë dhe policë që mësyjnë në lloto, ja pikantet e ndeshjes Polemikat për talentet, Cana: Kosova duhet përkrahur

- JORGIS MEMO

Një Shqipëri si kjo, duhet të kthehesh shumë vite pas për ta parë. Zhgënjim total në "Elbasan Arena", me kuqezinjtë hije të vetvetes dhe një kundërshta­r që na dominon në të gjitha aspektet e lojës. Kombëtarja humbi minimalish­t 0-1 miqësoren ndaj Norvegjisë, por duhet të falënderoj­ë Thoma Strakoshën, pasi rezultati mund dhe duhet të kishte qenë më i thellë. Në fushë u pa një skuadër pa busull, me një mesfushë të bërë me zor, që për asnjë moment nuk arriti t'u impononte lojën nordikëve. Për të mos folur për mbrojtjen, aty ku gabimet ishin të njëpasnjës­hme, jo thjesht në rreshtim, por edhe individual­e. Sulmi qëndroi inekzisten­t, madje si kurrë më parë, kontakti me topin ka qenë në nivele qesharake. Nëse Grezda u mundua të "shpikte" diçka, duke kaluar shpesh në aventurë, Sadiku dhe Roshi e kishin të pamundur për t'u futur në zonën e Norvegjisë. E njëjta gjë edhe me Bekim Balajn në pjesën e dytë, që as vetë nuk e kuptoi pse nuk e preku kurrë topin. Në total një lojë për t'u harruar, me zero goditje në portë. Gjithsesi, kjo miqësore e humbur në njëfarë mënyre i ka shërbyer Panuçit.

DËSHTIMI TAKTIK - Panuçi provoi skemën 4-3-3, e cila nuk funksionoi për asnjë moment përballë një Norvegjie me klasiken 4-4-2. Nordikët u bën zotër të mesfushës që në fillim dhe për Ramadanin, Qakën e Xhakën ishte një mision i pamundur për të nisur manovrën sulmuese. Repartet ishin shumë të shkëputura nga njëri-tjetri, ndërsa Sadiku thuajse nuk e pati kurrë mbështetje­n e krahëve. Presioni i nordikëve e asfiksoi Shqipërinë, që e pati shumë të vështirë të organizont­e një aksion me rrjedhë logjike. Panuçi u mundua të ndryshonte diçka në pjesën e dytë me aktivizimi­n e Balajt dhe Bares, por sërish nuk arriti ta bënte Shqipërinë sulmuese.

PJESA E PARË - Që në start kuptohet lehtësisht se Norvegjia bën diferencën në anën fizike. Kundërshta­ri është shumë agresiv, ndërsa kuqezinjtë e kanë të vështirë të dalin te zona. Presioni i madh detyron lojtarët tanë të bëjnë edhe gafa amatoreske, mirëpo jemi me fat sepse sulmuesit e Norvegjisë nuk kanë shënjestrë­n e duhur para Strakoshës. Qarkullimi i topit bëhet shumë

i vështirë për Kombëtaren, ndërsa Norvegjia me kalimin e minutave zbret frikshëm në zonën kuqezi. Tarik dhe Mohamed Eljonusi humbasin raste të pastra. E njëjta gjë edhe me sulmuesin tjetër, Bjorn Johnsen. Nordikët bëhen zot të mesfushës, të

udhëhequr nga ylli i tyre, Odegard, që është në pronësi të Realit të Madridit. Panuçi detyrohet të bëjë zëvendësim­in e parë pas dëmtimit të Qakës, teksa hedh në fushë debutuesin Kejdi Bare. Gjithsesi, pjesa e parë mbyllet pa gola dhe çuditërish­t me asnjë

rast për Shqipërinë.

PJESA E DYTË - Roshi e përjetoi më shumë seç duhet shiritin e kapitenit dhe Panuçi nuk e kursen, duke e lënë në dhoma pas pushimit. Në fushë hidhet qendërsulm­uesi Balaj, me idenë për të shtyrë skuadrën përpara, por kjo

mbetet thjesht një iluzion. Shqipëria e shikon me "dylbi" portën norvegjeze, madje i vetmi rast, nëse mund të quhet i tillë, është goditja me kokë e Sadikut pas një krosimi nga këndi të Xhakës. Norvegjia bëhet e frikshme, por Strakosha është në një ditë të mirë dhe nuk lejon prekjen e rrjetës. Kuqezinjtë humbasin edhe shërbimet e Hysajt për shkak dëmtimi, ndërsa në fushë futet debutuesi Bujar Lika. Menjëherë më pas vjen edhe një ndërrim që shtoi edhe më shumë paqartësin­ë e Panuçit, teksa largon Sadikun për të hedhur në fushë Lilën.

Megjithatë, goli i Norvegjisë nuk vonon dhe për më tepër vjen nga një goditje këndi, ku mbrojtësit tanë ishin në "gjumë" dhe i sapofuturi në fushë, Rosted, e devijon topin në rrjetë. Fundi është i dëshpëruar, me kuqezinjtë që nuk gjejnë dot mënyrën për të kërkuar barazimin dhe rrezikojnë të pësojnë sërish. Norvegjia shpërdoron fatalisht, por meritë që ndeshja u mbyll vetëm 0-1 ka edhe Strakosha. Edhe pse kishte në dispozicio­n dy zëvendësim­e të tjera, italiani la për minuta të tëra në nxehmje Cikalleshi­n, Abazajn dhe Gavazajn.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania