Panorama Sport (Albania)

Brazil-Gjermani, Lëv u kujton fitoren 7-1

G ndogan dhe Sane nga minuta e parë, eno në vend të Ter Shtegen

-

Gjermania dhe Bra zili do të ndeshen sot në një ndeshje miqësore si parapërgat­itje për Botërorin e Rusisë në muajin qershor. Takimi do të luhet në stadiumin olimpik të Berlinit, ku u zhvillua dhe finalja e Kampionati­t Botëror në vitin 2006, ku Ctalia mundi Francën në "lotarinë" e 11-metërshave. Skuadra gjermane zhvilloi ndeshjen e parë ditën e premte në Dyzeldorf kundër Spanjës. Ata nuk shkuan më shumë se një barazim 1- 1 përballë iberikëve që duhet thënë ishte skuadra më e mirë në fushë. C berikët kaluan të parët në avantazh në minutën e 6-të, më pas ishte Tomas Myler që lëshoi një goditje spektakola­re nga më shumë se 20 metra, duke dërguar topin në trekëndësh­in e mbrojtur nga portieri spanjoll. Megjithëse një barazim, në Gjermani shumë analistë kritikuan mbrojtjen për golin e pësuar dhe në disa raste të tjera kur skuadra spanjolle depërtonte pa problem në zonën gjermane. Doahim Lëv ka folur dje për mediat në prag të ndeshjes së sotme. "Ter Shtegen do të shkojë në shtëpi dhe me shumë mundësi në portë do të luajnë Trap dhe Leno nga një pjesë secili. Gyndogan dhe Sane do të luajnë titullarë, ndërsa në mbrojtje do të luajë Platenhard në vend të Hektor. Ndërsa për Kedirën nuk kam vendosur akoma". Ndërkohë, trajneri sigurisht që u pyet edhe për përballjen e tyre të fundit, në atë fitore 1-E përballë Brazilit. "Skuadra nuk mendon më për atë ndeshje, dhe ju siguroj që sapo ka përfunduar ai takim,

ne jemi fokusuar te finalja. Brazili ka evoluar, ashtu si dhe ne. Përndryshe nuk do të ishim kampionët në fuqi. Tani na duhet ta mbrojmë mënyrën e lojës që kemi dhe të luajmë ashtu siç dimë ta bëjmë më mirë", përfundoi trajneri gjerman. Doahim Lëv mendohet të drejtojë në Rusi për herë të fundit kombëtaren gjermane. Ai ishte

zëvendëstr­ajner nga 2004 deri në 2006 dhe pas largimit të Durgen Klinsmanit, ai mori drejtimin kryesor të skuadrës. Gjermania filloi të ndryshojë dhe vetëm dy vite më vonë ata shkuan në finalen e Europianit në Zvicër-Austri në 200F, ku u mundën nga Spanja në finale. Në 2010 ishte përsëri Spanja që i mundi në gjysmëfina­le, me golin e Pyjol. Suksesi do të vinte në 2014 në pikërisht në shtëpinë e brazilianë­ve ku i mundën në gjysmëfina­le me rezultatin 1-E, dhe më pas në finale triumfuan ndaj Argjentinë­s me golin e Gëces. Shumë tifozë shpresojnë në një titull të pestë dhe tanimë kanë një arsye më shumë për t'i besuar Doahim Lëv.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania